Dymbedhjete muaj

Dymbedhjete muaj

Dymbedhjete muaj

Na ishte njëherë një grua që jetonte në fshat tok me dy vajzat e saj. Njëra quhej Holenë dhe tjetra Marushka. Në të vërtetë, kjo e dyta ishte thjeshtra e saj dhe gruaja e urrente, se qe më e bukur se e bija, Holena.

Marushka që nuk e kuptonte nga se vinte ky mllef për të, mundohej me të gjitha mënyrat t’i hynte në zemër njerkës duke u bërë e dobishme: gatuante, pastronte, lante e qepte, por asgjë nuk vlente dhe gruaja e përbuzte çdo ditë e më shumë.

Por, nga tjetër, Marushka bëhej nga dita në ditë më e bukur, ndërkohë që e kundërta ndodhte me Holenën që shëmtohej dita-ditës.

 Atëherë e ëma mendoi se duke mbajtur në shtëpi një vajzë kaq të hijshme, bëhej e vështirë për të bijën të gjente burrë, ndaj dhe nënë e bijë thurën një plan për t’i dhënë duart. Një ditë të ftohtë dimri Holena i tha motrës se i qe ngritur mendja t’u merrte erë vjollcave, ndaj i kërkoi të hidhej një vrap në pyll e të mblidhte një tufëz për të.

-Motër, po më kërkon diçka të pa mundur. Tani bën dimër dhe vjollcat nuk rriten në dëborë, -iu përgjigj Marushka.

-Po ma kthen fjalën? O do bësh atë që them, ose përndryshe të piu e zeza! –foli si e xhindosur Holena.

Deshi s’deshi, Marushka u nis drejt pyllit mbuluar nga dëbora dhe shumë shpejt ndjeu të ftohtin në palcë. Befas mes pemëvë pa një dritë dhe vendosi ta ndiqte.

Ec e ec, mbërriti në një lëndinë dhe mu në mes të saj digjej një zjarr i madh. Përreth zjarrit ishin mbledhur dymbëdhjetë burra: tre prej tyre kishin një mjekër të gjatë, tre ishin në moshë të pjekur, tre na qenë djelmosha dhe tre të fundit ishin fëmijë.

E mrekulluar nga ajo skenë që iu shfaq para syve, Marushka u struk mes pemëve, por, kur i ftohti u bë i padurueshëm, mori zemër dhe iu afrua zjarrit e u kërkoi leje burrave të ngrohej një copë herë.

Burrat bënë çudi kur e panë dhe e pyetën se për ç’arsye ndodhej aty. Vajza u tregoi historinë e vet. Atëherë Plaku më i madh me mjekër të bardh i bëri zë vëllait tjetër dhe e ftoi të ulej në vendin e vet, mu në mes të rrethit.

Sakaq dëbora rreth e qark tyre zuri të shkrinte, çelën vjollca që Marushka po i kërkonte gjithandej. Atëherë bëri një tufëz, i falenderoi burrat për ndihmën që i dhanë dhe mori rrugën për në shtëpi.

Lexoni edhe Kater stinetDimri i VonuarArushi loder dhe njeriu prej boreNjeriu prej bore dhe zana e dhembeve

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!