Tri dhuratat e Tufanit të Veriut

Tri dhuratat e Tufanit të Veriut

Tri dhuratat e Tufanit të Veriut

Njëherë e një kohë, na ishte një djalë i ri që jetonte me nënën në një kasolle të rrënuar. Një ditë, shkoi në qilar të merrte një thes me miell por, kur ishte te pragu një shkulm i papritur ere, ia mori thesin nga dora dhe ia fluturoi tutje. E njëjta gjë ndodhi edhe dy herë të tjera deri sa, i dëshpëruar, djali thirri:

-O Tufan i Veriut, o grabitqar i keq, do të të kap dhe do të ta rregulloj qejfin! Kështu, u nis drejt pallatit të TUFANIT TË VERIUT. Sapo e pa, djali i thirri:

-Mirëmëngjesi dhe faleminderit shumë! Tufani iu përgjigj: -Mirëmëngjesi. Si mund të të ndihmoj?

Pa ngurruar, djali i shprehu ankesën. Për t’u PAJTUAR Tufani i Veriut i dha një mbulesë tryeze, të bukur, të pastër e të palosur, duke i thënë: -Thuaji mbulesës “Gatua, dhe shtro” dhe, nuk kam pikë dyshimi se, do të habitesh!

Djali e falënderoi Tufanin dhe u largua. Por rruga për në shtëpi ishte e gjatë dhe po bëhej errësirë, kështu që vendosi të ndalonte në një han. Kureshtar për të provuar mbulesën magjike, e shtroi mbi një tryezë dhe, para syve të të gjithëve, i tha: -Gatuaj dhe shtro! Mbulesa u mbush menjëherë me ushqime nga më të shijshmet.

Gruaja e pronarit të hanit mendoi se do ti hynte shumë në punë ajo mbulesë prandaj, gjatë natës, kur djalin e zuri gjumi, ia mori dhe i la një të ngjashme me të. Ditën tjetër, kur shkoi në shtëpi, djali i tregoi nënës së tij dhuratën dhe shqiptoi fjalët magjike. Por mbulesa e tryezës nuk lëvizi.

I zhgënjyer dhe i zemëruar, djali u kthye te Tufani i Veriut, i cili i dha një CJAP duke i thënë: -Thuaji “Cjap, bëj monedha!” dhe ai do të bëjë aq shumë monedha sa nuk do t’i shpenzosh dot!

Djali ndaloi përsëri te hani për të kaluar natën dhe vendosi të provonte dhuratën e Re. Për habinë e tij, dhe të pronarit të hanit, që po e përgjonte nga pas, sapo i dha urdhër, cjapi bëri një pirg me monedha të arta. Natën, pronari i hanit ia ndërroi cjapin me një tjetër, të ngjashëm me të parin.

Përfytyroni sa u zhgënjye djali kur shkoi në shtëpi dhe kafsha nuk bënte dot asgjë tjetër përveç KAKËRDHIVE! Kështu, u kthye te Tufani i Veriut, i cili i dhuroi një shkop të trashë, duke i thënë:

-Vetëm ky më ka mbetur. Do të të vijë në ndihmë kundër hajdutëve! Shkopi, në fakt, i Rrihte armiqtë sa herë i jepej urdhër.

Pasi e MORI me mend se çfarë duhej t’i kishte ndodhur me mbulesën e tryezës dhe me cjapin, rrugës për në shtëpi, djali ndaloi përsëri te hani i zakonshëm. Në darkë, u shtri dhe bëri sikur e kishte zënë gjumi. Pronari i hanit mendoi se shkopi duhej të kishte ndonjë fuqi magjike, gjeti një shkop të ngjashëm, ia mori djalit dhe i vendosi nën shtrat shkopin tjetër. Atë çast, djali brofi në këmbë dhe thirri:

– Shkop, rrihe mirë! Shkopi u ngrit në ajër dhe filloi menjëherë t’i BINTE burrit, i cili lutej për mëshirë. Kur mendoi se pronari i hanit hëngri dru aq sa duhej, djali i tha shkopit të ndalonte dhe u kërkoi pronarit të hanit dhe gruas së tij t’i jepnin gjithçka i kishin vjedhur. U kthye në shtëpi i gëzuar, me tri dhuratat e Tufanit të Veriut, të cilat e kishin shpërblyer më së miri për tre thasët e humbur me miell.

Lexoni Legjenda e Fin Mek Kulit

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!