Nje shetitje ne park

Një shëtitje në park

Liza kishte ardhur të kalonte ca ditë te gjyshja dhe tok po lexonin një libër për kafshët e xhunglës. Libri kishte plot vizatime me luanë e tigra, zebra vija-vija dhe shpendë me pupla ngjyra-ngjyra. -Ah, sa do të dëshiroja të fotografoja kafshët! -psherëtiu Liza.

Nesër, kur të shkojmë në parkun e madh, do të shohësh shumë kafshë interesante, -tha gjyshja. -Po marr me vete edhe aparatin fotografik, kështu që mund të bëjmë edhe foto. Teksa dilnin po nga shtëpia, Liza pa Xhinxherin, macen e gjyshes, që ia kishte marrë me gjumë mbi çatinë e veturës. Klik! Liza bëri foton e parë.

Kur mbërritën në park, Liza pa një ketër majë pemës. Klik! Ja ku bë edhe një tjetër foto. Aty pranë po shëtiste një djalosh me qenin e tij. Liza e pyeti nëse mund t’i bënte një foto qenit. Djali pranoi, kështu që, klik! Ja dhe një foto tjetër e përsosur e qenushit.

Liza pa një zonjë që u hidhte thërrime buke zogjve të parkut. Klik! Ajo fotografoi dy pulëbardha që po grindeshin për një kore buke. Oh, sa zhurmë që bënin! -Pulëbardha çamarroke! -tha ajo duke qeshur. -Mos u grindni, se ka për të dyja.

Nje shetitje ne park

-Di një tjetër vend të mirë për të bërë foto, -tha gjyshja e Lizës, duke bërë me shenjë nga lulet e parkut. Liza u ul në gjunjë dhe hodhi një sy mes gjetheve. Aty ajo fotografoi një brumbull të zi, një krimb që spërdridhej, si dhe një flutur të bukur ngjyrë manushaqe me pika të bardha.

Me t’u kthyer në shtëpi, Liza e ndihmoi gjyshen të stamponte fotot. Më pas, i ngjitën së bashku në një album. -Ndoshta një ditë prej ditësh do të shkoj në xhungël të fotografoj, -tha Liza, -e megjithatë, tani për tani, albumi i fotove me kafshët e parkut është i mrekullueshëm.

Lexoni Fifi ne Ferme

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!