Spidermani i mrekullueshëm – Njeriu merimangë

Spidermani i mrekullueshëm – Njeriu merimangë

Piter Parkeri ishte një adoleshent si gjithë të tjerët… derisa një ditë u pickua nga një merimangë radioactive! Pickimi i merimangës i dha Piterit fuqi mbinjerëzore dhe aftësitë e mrekullueshme për të ngjitur muret… njëlloj si një merimangë me për masat e një njeriu. Kështu Piter Parkeri vendosi të bëhej superheroi me emrin NJERIU MERIMANG.

Piter Parkeri krijoi një kostum që askush të mos e njihte që ai ishte Njeriu Merimangë. Piteri dhe hedhëse rrjetash në mënyrë që të kalonte nga një ndërtesë e qytetit në tjetrën.

Njeriu Merimangë mund t’i përdorë hedhëset e rrjetave të tij në mënyra të ndryshme. Ai mund ta përdorë rrjetën si një mburojë që do ta mbrojë nga armiqtë, por edhe si një parashutë për të arritur shëndoshë e mirë në tokë. Njeriu Merimangë mund t’i përdorë rrjetat e tij edhe për të kapur kriminilë.

Njeriu Merimangë ka një “shqisë merimange” që e lajmëron kur ndodhet në rrezik. Kur ai e ndjen këtë shqisë, e kupton që rrezikundodhet shumë pranë! Disa njerëz si Xhej Xonah Xhejmsoni, botuesi i gazetës Deili Bagëll, mendojnë se Njeriu Merimangë përbën një rrezik për shoqërinë. Ata nuk e besojnë atë , meqë mban maskë për të fshur identitetin e tij.

Megjithatë, shumica e njerëzve e dinë se Njeriu Merimangë është në të vërtetë një hero! Asnjë problem nuk është shumë i madh… oseshumë i vogël për Njeriun Merimangë!

Për shkak se lufton me njerzit e këqinj, Njeriu Merimangë ka bërë shumë armiq. Superkriminelët janë gjithmonë duke u përpjekur të heqin qafe “zvarritësin e mureve”!

Volturi vesh një kostum me pupla dhe krahë që i dyfishon fuqinë dhe i mundëson të fluturojë. Sa herë që ky njeri shfaqet në qytet, i sjell shume problem Njeriut Merimangë!

Doktor Oktopus është i armatosur dhe i rrezikshëm! Katër tentakulat e tij metalike janë aq të fuqishme, sa mund të ngrenë kamione sikur të jenë lodra. Doktorit nuk do t’i pëlqente asgjë tjetër më shumë se sa ta shtynte Njeriun Merimangë si një insekt!

Njeriu i Rërës është i bërë nga rëra! Ai mund të kalojë nëpër carat më të vogla, ose ta bëjë grushtin e tij të fortë si shkëmb për të shkatërruar armiqtë e tij. Por Njeriu Merimangë gjithmonë e gjen një zgjidhje për ta pastruar dyshemenë nga kriminel rëre!

Hardhuca ishte dikur një doctor, por kërkimet e tij me hardhucat e shndërruan në një përbindësh gjysëm njeri, gjysëm zvarranik. Njeriut Merimangë i duhen të gjitha aftësitë e tij për t’i shpëtuar bishtit të fuqushëm të Hardhucës dhe kthetrave të tij të mprehta!

Goblini i gjelbër kryen krime me një rrëshqitëse raketë dhe një cantë plot me bomba kungujsh shpërthyese. Dorashkat e Goblinit mund të lëshojnë goditje të forta elektrike, prandaj Njeriu Merimangë duhet të tregohet shumë i shpejtë kur të përballet me këtë armik!

Bota është një vend më I sigurt kur Njeriu Merimangë lëkundet nëpër qytet. Forca, Njeriu Merimangë!

Kush eshte Njeriu Merimange (Piter Parker)?

Spider-Man (Shqip: Njeriu Merimangë) është një personazh fantastiko-shkencor prej Marvel Comics që është krijuar nga Stan Lee dhe Steve Ditko, dy karikaturistë amerikanë. Spider-Man, emri i vërtetë Peter Benjamin Parker është një superhero i cili mbron njerzit nga kriminelët në New York. Personazhi eshte i njohur për jetën e tij mjaft të zakonshme, ai ka probleme financiale, shkollore, familjare, si çdokush. Wiki

Lexoni njeriu meson nga e bukura

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!