Legjenda e Fin Mek Kulit



Legjenda e Fin Mek Kulit

Njëherë e një kohë, na ishte një gjigant që e quanin Fin Mek Kul, i cili jetonte i lumtur në brigjet Irlandeze të Antrimit, së bashku me gruan e tij, Unaga. Një ditë, Fini pa në bregun PËRBALLË një gjigant tjetër, skocezin Benandoner, i cili e përqeshte dhe e thërriste me nofka të ndryshme. I zemëruar, Fin Mek Kuli i thirri, me sa zë kishte:

-Benandoner, qenke frikacak! Po të kapa, do të ta zbus kurrizin! Pas atyre fjalëve, i hodhi një gur të madh kundërshtarit. Por guri nuk arriti deri në bregun skocez, ra në det, në mes të të dyve. Kështu, u krijua ISHULLI I NJERIUT.

Pastaj, Fini vendosi të vinte poshtë disa gurë të mëdhenj si pllaka e të shtronte një rrugë në det, që të arrinte te kundërshtari i tij pa iu lagur këmbët. Benandoneri bëri të njëjtën gjë nga ana e tij. Edhe pse ishin shumë të MEDHENJ, gjigantët nuk ishin njësoj dhe, ndërkohë që rruga mes tyre shtrohej dhe afrohej, Fini vuri re se Benandoneri ishte SHUMË MË I MADH SE Ai!

I trembur, Fini vrapoi në shtëpi dhe i tregoi gruas gjithçka. Ajo i tha: -Hiqi këpucët, RRobat e çdo gjë që ke mbulohu me këtë pëlhurën dhe hyrë në shtëpi! Ndërkaq, dritaret nisën të dridheshin nga hapat e rëndë të Benandonerit, i cili po i afrohej shtëpisë.

Shtëpia e Fin Mek Kulit është kjo? THIRRI gjiganti i madh, kur arriti te dera. -Po, të lutem, e ja brenda. Fini ka dalë për gjueti, unë jam gruaja e tij, kurse ky është fëmija ynë i porsalindur, që po fle, –tha Unaga, duke i treguar me gisht djepin nga i cili dilnin jashtë dy KËMBË TË MËDHA. I habitur, Benandoneri mendoi: “Nëse ky qenka fëmija i porsalindur, kush e di sa i madh do të jetë gjiganti që shava unë?”

I trembur se mos kishte bërë një gabim të tmerrshëm duke tallur Finin, gjiganti e përshëndeti me shpejtësi gruan e Finit.

-Faleminderit zonjë! Të lutem, bëji të fala burrit tënd të mirë. Do t’i dërgoj ndonjë kartolinë! Si tha këto fjalë, vrapoi andej nga kishte ardhur, duke SHKATËRRUAR edhe rrugën me gurë që kishin ndërtuar, me qëllim që Fini të mos e kapte. Por, në nxitim e sipër, nuk e përfundoi gjithë punën dhe, sot e kësaj dite, është e mundur të shihet ende një pjesë e rrugës së dy gjigantëve.

Mbreti Artur dhe Legjenda e shpates

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!