Dielli dhe hëna në një festë çaji

Dielli dhe hëna në një festë çaji

Dielli dhe hëna në një festë çaji

Një pasdite vonë, hëna dhe dielli vendosn të bënin një festë çaji.
“A e di,” tha Hëna, “çfarë bëjnë nënat dhe baballarët? Ata bëjnë gati fëmijët e tyre për të fjetur.” Dhe piu një gllënjkë nga çaji i saj. “Jo, nuk e bëjnë,” tha Dielli. Nënat dhe baballarët i bëjnë fëmijët e tyre gati për shkollë.


“Jo kështu,” tha Hëna. “Fëmijët duhet të flenë”. “Gabim!” u përgjigj Dielli. “Fëmijët duhet të shkojnë në shkollë.


Ata ecin nëpër trotuare plot zhurmë dhe nëpër rrugë të ngarkuar me njerëz.”
“Rrugët nuk janë plot! Ato janë të errëta dhe të vetmuara si një qiell pa hënë,” tha Hëna.
“Jo, jo! Rrugët janë të mbushura me njerëz, ashtu si qielli është i mbushur me zogj.” tha Dielli.


“Si mund të mbushin zogjtë qiellin,” tha Hëna, “kur ata janë gjithmonë të strukur në foletë e tyre?”
“Si mund të struken zogjtë”, tha Dielli, “kur ata fluturojnë sipër gjithçka përveç nesh, mbi lumenj si pasqyra dhe lule të egra që përkulen në erë?”
“Lumenjtë mund të pasqyrojnë vetëm fytyrën time,” tha Hëna.
“Ata gjithashtu mund të më pasqyrojnë mua,” tha Dielli.


“Unë kam të drejtë, dhe ju e keni gabim,” tha Hëna, duke ulur filxhanin e saj. “Jo, unë kam të drejtë, dhe ju keni gabim!” tha Dielli, duke vendosur biskotën e tij. Pikërisht atëherë, një re kaloi pranë. “Për çfarë po grindeni ju të dy?” pyeti.


Dhe kështu u shpjeguan. ” Hëna, ke të drejtë,” tha reja. “Dhe Dielli, edhe ti ke të drejtë.
Secili nga ju duhet të qëndroni zgjuar pas orës së gjumit dhe do ta shihni.”
Herët në mëngjes, Hëna e përgjumur fërkoi sytë u fshehur pas Resë. Kjo është ajo që ajo pa:
Nënat dhe baballarët hanin drithëra dhe veshin pallto, qentë që levizin bishtin e tyre dhe pemët që qëndronin roje brenda uniformave jeshile. Hëna u habit: “Sa bukur! Edhe lulet e mëngjesit po thonë mirëmëngjes.”


Gjatë gjithë ditës bota ishte e mbushur me aktivitet.
Kur ra muzgu, Dielli i përgjumur fërkoi sytë dhe u fsheh pas Resë. Kjo është ajo që ai pa: Nënat dhe baballarët që futeshin ne batanije dhe lexojnë tregime, qentë që ëndërrojnë ëmbël dhe pemët në këmbë duke ruajtur me pizhame gri. “Kush do ta kishte marrë me mend?” u habit Dielli. “Edhe lulet e mëngjesit janë në gjumë të thellë.”
Gjatë gjithë natës bota ishte e qetë. Ditën tjetër, Dielli mendoi për Hënën. Dhe natën tjetër, Hëna mendoi për Diellin.
Dhe në botën poshtë, gjithçka … shkëlqeu në dritën e tyre.

Lexoni Dielli dhe Era

Blini Librin Dielli dhe Hena ne nje feste caji

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!