dielli dhe era perralla shqip

Dielli dhe Era

Dielli dhe Era

Një herë era me diellin u grindën me njëri-tjetrin se kush ishte më i zoti dhe ranë dakord të bënin një provë: ai që do t’ia dilte mbanë ta detyronte udhëtarin të hiqte pallton, do të shpallej më i forti.
Era filloi të frynte e shfrynte me tërë fuqinë e saj, shpërtheu e përplasi të ftohtët e suferinën si të ishte një shtrëngatë në Alaskë.
Sa më fort frynte era, aq më tepër e mbërthente udhëtari pallton mbas trupit, duke shtrënguar fort me duar. Pastaj doli dielli; me rrezet e ngrohta shpërndau retë dhe të ftohtin. Udhëtari ndjeu menjëherë trupin t’i ngrohej, ndërsa dielli shkëlqente përherë e më fort.
I lodhur nga vapa, njeriu u ul dhe hodhi pallton përtokë.
Kështu, dielli u shpall fitimtar dhe, që prej asaj kohe, bindja vlerësohet më tepër se forca.
Në të vërtetë, shkëlqimi diellor i një sjelljeje të butë e të mirë e çel më shpejt zemrën e njeriut sesa tërë kërcënimet dhe forca turfulluese e autoritetit.