A ka jetë në Mars?

A ka jetë në Mars

A ka jetë në Mars?

Në Mars nuk janë gjetur shenja jete. Megjithatë, nëse kushtet kanë qenë të përshatshme, shumë kohë më parë atje mund të ketë pasur jetë. Në Mars është dërguar një robot i quajtur Kuriozitet, për të studiuar nëse në të kaluarën planeti ka qenë më i ngrohtë dhe më i lagësht.

Shpejtësia më e madhe e Kuriozitetit është 180 metra në orë, pak a shumë sa shpejtësia e breshkës.

Kurioziteti është i pajisur me tri antenna. Me anën e tyre, shkencëtarët në Tokë komunikojnë me robotin.

Kurioziteti ka 17 kamera, të cilat i ndihmojnë shkencëtarët në Tokë të shohin ato që sheh roboti. Ai ka edhe jë lazër, i cili thërmon gurët dhe i kthen në pluhur, për të parë përbërjen e tyre.

Kurioziteti udhëtoi më shumë se 8 muaj derisa mbërriti në Mars.

Dora robotike e Kuriozitetit ka shumë instrumenta.

Karroceria e Kuriozitetit ka gjashtë rrota të fuqishme, që e ndihmojnë të ecë nëpër sipërfaqen me gunga.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!