Sa e madhe është Toka?

Sa e madhe është Toka

Sa e madhe është Toka?

Toka është një glob (sferë) dhe gjerësinë më të madhe e ka në mesin e saj (e njohur edhe me emrin ekuator) nëse do të ecnim nëpër ekuator, do të na duhej një vit për ta përshkuar të gjithë gjatësinë e tij prej 40.075 km.

Afrika është një nga shtatë kontinentet. Të tjerët janë: Amerika e Jugut, Europa, Azia, Australia dhe Oqeania, si dhe Antraktida.

Azia është kontinenti më i madh. Në të jetojnë afro dy të tretat e njerëzve të gjithë botës.

Kontinentet janë zona toke jashtëzakonisht të mëdha. Shumic e kontinenteve ndahen në shtete (me përjashtim të Antraktidës) Shtetet mund të jenë të mëdha ose të vogla.

Ekuatori është një vijë imagjinare që përshkon rreth e qark mesin e globit. Kjo vijë e ndan planetin në dy gjysma: në Hemisferën e Veriut mbi ekuator dhe në Hemisferën e Jugut poshtë tij.

Toka rrotullohet rreth vetes gjatë gjithë kohës në drejtimin nga e majta në të djathtë.

Pjesët e botës që gjenden në secilën nga dy anët e e ekuatorit njihen me emrin tropikë. Ato kanë dy stinë të lagësht e të thatë dhe janë të ngrohta gjatë gjithë vitit.

Afro tri të katërtat e Tokës janë të mbuluara nga masa uji të mëdha dhe të thella, të quajtura oqeane. Ato ndahen në pesë zona kryesore: Oqeani Paqësor, Atlantik, Indian, Arktik dhe Antrakti Jugor, I cili gjendet në pjesën e poshtme të botës.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!