A mund të jetojnë njerëzit në Hënë?

A mund të jetojnë njerëzit në Hënë

A mund të jetojnë njerëzit në Hënë?

Në Hënë nuk ka as ajër, as ushqim, kështu që për të jetuar atje, do të ishte shumë e vështirë. Kur ecën në Hënë për herë të parë, më shumë se 45 vjet të shkuar, astronautët mbanin veshur kostume të posaçme për të qëndruar gjallë.

Dorashkat e astronautëve kishin ngrohësa në gishta, sepse temperatura në Hënë mund të arrinte një ftohje të jashtëzakonshme.

Astronautët shpuan vrima në Hënë për të vënë detektorë dhe për të marrë mostra nga trualli

Këpucët e astronautëve ishin të forta për ti bërë ballë sipërfaqes shkëmbore të Hënës, që mund të nxehej shumë.

Astronauëtët mbanin oksigjen në çantat e shpinës. Oksigjeni kalonte në helmet dhe astronauti merrte frymë normalisht.

Helmeta nuk e ndihmonte astronautin vetëm për të marrë frymë, por edhe për tu mbrojtur nga shkëlqimi verbues i Diellit

Kostumet janë aq të ndërlikuara, sa duhet më shumë se një orë për ti veshur.

Kostumi hapësinor përbëhej nga gypa në të cilat rridhte ujë. Kjo i mbront nga temperaturat e larta.

Astronautët mbanin veshur një kostum prej gome të puthitur, që quhej veshje e trysnisë. Ajo ishte e pajisur me nyja të cilat i ndihmonin ata të lëviznin mëlehtë.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!