Sa shpejt lëvizin raketat?

Sa shpejt lëvizin raketat

Sa shpejt lëvizin raketat?

Që të mbërrijnë në hapësirë, raketat duhet të fluturojnë me shpejtësi të pabesueshme. Përndryshe, forca e rëndesës e Tokës i tërheq dhe i kthen mbrapsht. Raketa e fuqishme Ariane 5 arriti një shpejtësi prej 37,476 km/orë, afro 10.5 km/sek!

Raketa lëviz me një shpejtësi që është afro 30 herë më e madhe se ajo e një aeroplani reaktiv udhëtarësh.

Lëshimi i satelitëve.

Raketa Ariane 5 ka për detyrë të çojë satelitë në hapësirë. Satelitët rrotullohen rreth Tokës dhe ndihmojnë në punën e internetit, te televizionit dhe të telefonave celularë.

Depozita e karburantit.

Karburanti i raketës vendoset në një depozitë të madhe dhe ushqen motorin që ndodhet poshtë saj.

Fuqizimi i energjisë.

Motorë shtesë, të quajtur fuqizues solidë, i japin raketës shpejtësi më të madhe. Pasi e kryejnë funksionin e tyre, ata shkëputen nga raketa dhe bien në det.

Shpërthimi

Në motorin e raketës përzihen bashkë dy lloje karburantesh. Kjo përzierje shkakton një shpërthim të fuqishëm, forca e të cilit e shtyn raketën dhe ajo ngrihet në qiell.

Energjia e raketës.

Motori e ushqen raketën me energji gjatë dhjetë minutave të para të fluturimit.

Kuriozitet.

Rekordi i shpejtësisë në hapësirë.

Në vitin 1976, anijet kozmike Helios A dhe Helios B arritën një shpejtësi prej 253 000 km/orë ose 70 km në sek. Kjo ishte sit ë udhëtoje nga Londra në Nju Jork për 1.5 min. Një shpejtësi e tillë nuk është tejkaluar asnjëherë.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!