Princi i lumtur

princi i lumtur perralla shqip per femije

Princi i lumtur

Dikur ishte një princ i lumtur. Kurrë nuk kishte kryer ndonjë të keqe. Ishte munduar ta ndihmonte me sa mundej popullin e tij. Një ditë ai vdiq. Populli u trishtua dhe për të mos e ndjerë mungesën e tij, i ngriti një monument. Monumentin e derdhur në plumb dhe flori e vendosën në një piedestal të lartë në qëndër të qytetit dhe kështu çdo kush mund ta kujtonte princin e lumtur.

Një ditë, një dallandyshe qëndroi në këmbët e monumentit të princit… Natën ca pika lot ranë mbi kokën e saj. Ajo ngriti kokën dhe pa se lotët pikonin nga sytë e princit. Dallandyshja e pyeti pse qante. Princi i tha:

-Shoh një grua të mjerë në shtëpinë e saj. Nuk ka para për të ngrënë e as ilaçe për djalin e saj.

Princi e pyeti nëse mund të merrte një nga gurët e çmuar të shpatës së tij e të ndihmonte gruan e varfër dhe djalin e saj.

Dallandyshja fluturoi drejt shtëpisë së gruas së varfër. Gruaja u lumturua kur mori në duar gurin e çmuar me të cilin mund të ushqehej e të blinte ilaçe për djalin e sëmurë.

Erdhi vjeshta. Dallandyshja duhej të fluturonte për në vende të ngrohta. Princi iu lut të mos largohej. Ai duhej t`i dërgonte një nga perlat e syve një shkrimtari të varfër që të mund ta mbaronte dramën që po shkruante. Një ditë tjetër i fali edhe perlën e syrit tjetër shitëses së vogël të shkrepseve. Nuk shihte më, por ai mund të falte edhe veshjen e artë për njerëzit e varfër.

Dallandyshja vendosi t´i shërbente atij përgjithnjë. Ajo shpërndante dita ditës pasurinë e artë që kishte mbetur në shtatin e princit. Erdhi dimri. Ra dëborë. Dallandyshja e vogël kishte të ftohtë. Ajo e ndjente se fundi i saj po afrohej. I tha princit: “Lamtumirë” dhe ra e vdekur. Atë çast diçka u thye në gjoksin e princit.

Kaloi kohë. Një ditë kryebashkiaku dhe këshilltarët e tij, i hodhën një sy monumentit. Pamja e tij nuk u pëlqeu. Për shkak të shëmtisë dhe dëmtimit, vendosën ta lëvizin nga piedestali. E rrëzuan statujën dhe dhanë urdhër që ta shkrinë e me të të derdhnin monumentin e kryebashkiakut. Metalurgët shtangën. Ata shkrinë lehtësisht trupin e monumentit, por nuk shkrinë dot zemrën e tij.

Zemrën që nuk e shkrinin dot, e flakën pa kujdes në një grumbull hedhurishtesh ku kishin hedhur edhe dallandyshen e vdekur.

Kaloi kohë… Statuja e kryebashkiakut u ngrit, por askujt nuk i bënte ndonjë përshtypje e nuk e zinte në gojë. Në çdo shtëpi kalonte gojë më gojë, historia e dallandyshes së ngrirë dhe e zemrës së princit që metalurgët nuk e shkrinin dot. Dallandyshja e ngrirë dhe zemra e statujës u kthyen natyrshëm në vlerat më të çmuara dhe në simbolet e qytetit.

Blini librin Princi i lumtur

Lexoni edhe Princi dhe kali magjikPrinci me hunde te madhePrinci fluturuesPrinci i vogelFati i PrincitPrinci bretkosePrinc Karrota

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!