Na ishte nje here nje mik

Na ishte një herë një mik

Dikur, ca rika po notonin në ujë. Mama rosa po u shpjegonte se ato do të mund të ecnin në jetë vetëm po t`u besonin këmbëve të tyre. Rikat nuk po u kushtonin vëmëndje këshillave të saj. Miu i ujit u tha rikave se ato duhej të dëgjonin këshillën e çmuar të mama Rosës. Një zog krahgjelbërt që po ndiqte bisedën e tyre, ndërhyri dhe nisi të tregonte historinë e dikujt që shtirej si mik. Ai tha se jetonte dikur një njeri që e quanin Hans. Ai ishte një njeri me zemër të madhe. Hag Mullixhiu shtirej se ishte miku i tij më i mirë.

Hagu një ditë në pranverë, shkoi në shtëpinë e Hansit dhe i kërkoi lulet e oborrit që ti shiste në treg e të blinte një karocë të re. Hansi ia dhuroi me dëshirë mikut të tij. Hagu bleu karrocën e re dhe i tha Hansit se ai do ti falte karocën e vjetër. Ai ja falte me dëshirë se kishte blerë pak kohë më parë një karrocë tjetër. Hansi e falenderoi dhe i tha se ai mund ta rregullonte me dërrasat që kishte. Kur e dëgjoi se kishte dërrasa, Hagu i kërkoi Hansit tia jepte atij dërrasat sepse do ti falte karrocën dhe e kishte mikun më të shtrenjtë.

Hagu i kërkoi Hansit që ti falte edhe disa lule sepse ai do ti jepte atij karron e vjetër të dorës dhe e kishte mikun më të çmuar. Të nesërmen Hagu i kërkoi Hansit një thes me miell që ta shiste në treg se do ti falte karrocën e dorës. Të pasnesërmen Hagu i kërkoi Hansit ti jepte strehën e kaçekut sepse do t`i

falte atij karron e dorës. Ditën që erdhi më pas Hagu i kërkoi Hansit të ruante bagëtinë e tij në mal sepse ai do t`i jepte karron e dorës.

Një natë, Hagu me një llambë dhe me një shkop në dorë shkoi t`i bënte një vizitë Hansit sepse i ishte rrëzur djali nga shkallët. Ai e këshilloi Hansin të shkonte të thërriste doktorin. Hansi i kërkoi atij llambën por Hagu nuk pranoi sepse llamba ishte e re. Hansi nuk e zgjati më, por shkoi të thërriste doktorin.

Doktori nxitoi mbi kalin e tij, kurse Hansi mbeti vetëm prapa për shkak të errësirës. Ai ra në një pellg dhe u mbyt. Hagu qëndronte në krye të ceremonisë të varrimit sepse ishte miku i tij më i mirë.

Pas ceremonisë së varrimit, Hagu tha se ikja e Hansit ishte një humbje e madhe sepse ai kishte dashur ti falte atij karrocën e dorës. Ai sdinte ç´të bënte tani me të. Karroca ishte krejt e kalbur dhe askush nuk e blinte as për një qindarkë. Që nga ajo kohë Hagu shtegtonte nga një vend në tjetrin për t`u treguar të tjerëve se çfarë është një mik i shtrenjtë, por sapo e shohin tutje të gjithë i largohen e nuk i japin mundësinë për të treguar e për ta dëgjuar.

Miu i ujit ishte shtangur. Zogu i gjelbërt vështroi nga rosa dhe u ngrit në fluturim. Ndoshta trembej se mos vinte papritmas Hagu për të treguar se ç`është një mik i shtrenjtë. Rosat dhe rikat e saj kishin shtangur nga kjo histori e çuditshme.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!