Bretkosa dhe zogjte

bretkosa dhe zogjte perralla shqip

Bretkosa dhe zogjte

Në kënetën ku kishte lindur, bretkosa dallohej
si këngëtarja më e madhe nga të
gjithë të tjerët. Kur këndonte ajo të gjithë heshtnin
për ta dëgjuar. E vërteta është se, si bretkosë, nuk
këndonte keq.
Një mëngjes këtë këngëtare të dëgjuar e kapën
rrjetat e një peshkatari; bashkë me shoqet e tjera e
shitën në pazar ku e bleu një grua e cila donte të
provonte ta gatuante, mbasi i kishin thënë se ishte
e shijshme në të ngrënë.

Në kohën që gruaja përgatitej ta fuste në tigan,
fëmija e saj e pa që ish akoma e gjallë, e mori nga
tavolina dhe e hodhi në një shesh aty pranë.
Bretkosës s’i besonin sytë që shpëtoi nga duart
e gruas dhe ndjeu veten të lumtur në një vaskë prej
mermeri të zbukuruar me statuja te vogla me ujë të
freskët dhe të kulluar.

Bretkosa dhe zogjte
Atje ishte aq e kënaqur sa s’u përmbajt dot dhe
nisi t’ja thotë këngës ashtu si në kënetë. Mirëpo ajo
vaskë me ujë ishte e rrethuar me lloj-lloj pemësh, ku
ligjëronin lloj-lloj zogjsh këngëtarë me nam. Merrni
me mend çfarë mërzitje përhapi bretkosa me këngën
e saj të ngjirur e çjerrëse. Të gjithë zogjtë zunë veshët
dhe me së fundi një trumcak, i tha pak si ashpër:

-Moj budallaqe, si të shkoi ndër mend të vish
e të këndosh këtu midis nesh? Me ç’sy e faqe vjen
e na shqetëson me zërin tënd të ngjirur prej plake?
A nuk e di ti se këtu ndodhen këngëtarët më të
mëdhenj të botës?


E shkreta bretkosë! Në kënetë, midis familjes
së saj, ndoshta, ishte këngëtarja më e mirë. Por, atje
ia kishin rritur mendjen, si disa prindër që ua rrisin
fëmijëve të tyre dhe i marrin në qafë.

Lexoni edhe Udhetimi i preferuar i gjyshe bretkosesNje mbret per bretkosatDy bretkosat ne qumesht

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!