Një mbret për bretkosat

Një mbret për bretkosat

Një mbret për bretkosat

Jetonte dikur një tufë bretkosash në një pellg. Ato filluan ta ngrinin zërin deri në kupë të qiellit. Kërkonin një mbret që të sundonte tufën e tyre të lodhur në liri.

Turma e bretkosave thërriste nga mëngjesi gjer natën vonë:

Oh ri ri, oh ri ri! Ne një mbret kërkojmë tani!
Pa një mbret nuk qëndrojmë dot
Çirremi grindemi, qajmë me lot
Pa një mbret nuk qëndrojmë dot!
Oh ri ri oh ri ri! Ne një mbret kërkojmë tani!

Kur turma e bretkosave ishte lëshuar me britma dehëse, në pellg ra me forcë një trung i madh. Bretkosat u trembën dhe heshtën. E kuptuan se trungu i madh kishte ardhur për t´i mbretëruar.

Koha kalonte. Mbreti trung, edhe pse me shtat të madh notonte i qetë në breg e nuk ngatërrohej me bretkosat zhurmaxhije. Bretkosave u doli frika dhe filluan të kërcenin mbi trupin e mbretit. Pas pak kohësh u mblodhën kokë më kokë. Një mbret që nuk sundonte por sundohej nga bretkosat nuk ishte mbreti që u duhej.

Turma e bretkosave çirrej papushim dhe e ngrinte zërin gjer në kupë të qiellit. Nuk kërkonin një mbret të qetë e babaxhan që nuk ngatërohej në jetën e tyre, por një sundimtar të egër që të diktonte kudo.

Nuk kaloi shumë kohë, dhe nga mbretëria fqinjë e ngjalave erdhi të mbretëronte në pellgun e bretkosave Mbret Ngjaloshi. Mbreti i ri kishte një natyrë të butë e të mirë, e përpiqej të ishte sa më komunikues e t´i zgjidhte sa mundej problemet e tyre… Butësia e tij nuk u pëlqente bretkosave.

Bretkosat e ngritën sërish zërin gjer në kupë të qiellit në kërkin të një mbreti tjetër. Mbret Ngjeloshi u largua kokëulur nga mbretëria e bretkosave, pa mundur ta kuptonte dot mos gjetjen e gjuhës me bretkosat.

Nuk kaloi shumë kohë dhe në mbretërinë e bretkosave, u shfaq një mbret tjetër. Ky ishte mbret Çafkani që kishte sunduar mbretërinë e Çafkave. Ai sapo dëgjonte një guak bretkose e godiste me sqepin si një shtizë e hekurt dhe e gëlltiste.

Bretkosat të tmerruara nuk kishin më guxim ta nxirrnin kokën nga pellgu e të kërkonin një mbret tjetër, sepse sapo nxirrnin kokën Mbreti Çafkan i godiste si me një shtizë të hekurt. Aty nën ujë ndoshta ishin penduar për zhurmën e madhe, por ishin vonë sepse mbi kokë kishin mbretin që kishin kërkuar.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!