Tag: vjersha te ndryshme

Lapsi magjik

Lapsi magjik Lapsi im, sa çudi, bën një pikë, bën një vijë, bën një hundë, bën një sy, bën një dorë, e bën një tjetër, një njeri krijon në letër. Pyet lapsi: -Ç’kërkon tjetër? -Një arush dhe një ketër, doemos dhe zonjën dhelpër. Lapsi im, sa çudi, kush ta dha, këtë magji?

24 Vjersha per Femije

24 vjersha per femije 1.Mami im Mami ime e dashur, Sa shumë që të dua. Ti gjithmonë ke pasur Shumë durim me mua. Pranë më qëndron, Kur jam e sëmurë. Natën më përgjon, Mos kam temperaturë. Ti për mua je Thesar i pacçmuar. E gjithë bota je Diell i pashuar! 2.Mimoza Moj mimozë e bukur […]

Pse Po Qajnë Retë

Pse Po Qajnë Retë?! Borë të bardha retë si një tufë me shqerra, lozin nëpër qiell… ka ardhur pranvera. Mos vallë mbylla-syza po na lozin retë, q’u fshehën të gjitha qielli ngeli… qelq? I kërkon mamaja në mal e mbi mal. Ato nuk përgjigjen, ku janë fshehur vallë? Mami shqetësuar, u mendua thellë, pastaj nisi […]

Më Solli Mami Dy Bebe

Më Solli Mami Dy Bebe Nga shtëpia e lindjesmami me taksinuk solli një bebepo na solli dy. Ata janë të vegjël,me flokë të artë,mami i ka vënëbashkë në një krevat. Isha fare vetëmme një kukull lodër,kam tani vëlla,kam edhe një motër. Porsa vij nga shkolla,shkoj i puth në faqe,ata çelin sytë:katër manushaqe! Pastaj zgjasin doçkat,qeshin […]

Hunda Dhe Shamia

Hunda Dhe Shamia Kur ishim të vegjël, një shoku im mëngjes për mëngjes harronte shaminë. Sa herë kollitej, apo teshtinte; me mëngë të xhaketës turinjtë i fshinte. Një ditë në klasë, mësuesi e pa dhe buzagaz, i qetë i tha: -Ç’paske bërë kështu, more djalë i mbarë, shaminë e ke lënë, hundën e ke marrë. […]

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!