Lapsi magjik

Lapsi magjik

Lapsi im,

sa çudi,

bën një pikë,

bën një vijë,

bën një hundë,

bën një sy,

bën një dorë,

e bën një tjetër,

një njeri krijon

në letër.

Pyet lapsi:

-Ç’kërkon tjetër?

-Një arush

dhe një ketër,

doemos

dhe zonjën dhelpër.

Lapsi im,

sa çudi,

kush ta dha,

këtë magji?

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!