24 Vjersha per Femije

24 VJERSHA PER FEMIJE te vegjel perralla shqip

24 vjersha per femije

1.Mami im
Mami ime e dashur,
Sa shumë që të dua.
Ti gjithmonë ke pasur
Shumë durim me mua.
Pranë më qëndron,
Kur jam e sëmurë.
Natën më përgjon,
Mos kam temperaturë.
Ti për mua je
Thesar i pacçmuar.
E gjithë bota je
Diell i pashuar!

2.Mimoza
Moj mimozë e bukur
Mos çel për mua.
A s’më fal një tufë
Nga lulet e tua?
Nesër unë në kopësht
Do të shkojë me vrap.
Dhe edukatores lulet do t’ia jap.
Lulet janë mimozat,
Ne si lule bore
Po na rrit në kopësht ti edukatore.
Për 7 marsin,
Na gezojnë zemrat
Se ju duam fortë,
Sa duen edhe nënat.

3.Prindërit e mi
Si nata pa hënë,
Është një fëmijë pa nënë,
Si shqiponja pa krahë,
Është një fëmijë pa baba.
Me dy prindër çdo fëmi
Ka forcë të bëjë mrekulli.
Dhe kur të rritet është me fat,
Nëse të dashurit e tij jetojnë gjatë.

4.7 Marsi
Na erdhi dhe 7 Marsi
Oh sa gëzim.
Me lule e mbushi
Gjithë vendin tim.
Fëmijët e vegjël
Shumë të gëzuar
Të gjithë vrapojnë
Me buqeta në duar.
Të gjithë vrapojnë,
Kush e kush më parë,
Për t’I dhuruar lule
Mësueses së parë.

5.Mësuesja ime
Mësuesen e dashur,
Unë shumë e dua.
Pas prindërve të mi
Më e shtrenjta për mua.
Për gjëra të bukura,
Gjithmonë na mëson
Kur I bëjmë detyrat
Na përkëdhel e ledhaton.

6.Mësuesja ime
Kur shkoj në shkollë
Ty të përqafoj.
Në orë të mësimit
Ty të dëgjoj.
Zëri yt i ëmbël
Shumë më ledhaton.
Buzeqeshjen tënde të këndëshme,
Kurrë s’do ta harroj.

7.Lule pranvere
Mirëmëngjes, fëmijë të dashur
Java nisi përsëri.
Luledele mbushni rrugët,
Për në shkollë nji nga nji.
Ditë e re plot shpresë e ngjyra,
Qeshin sytë, qeshin fytyra.
Happen librat e fletoret
Zgjohet mendja, pasurohet.
Jeni bekim i rënë nga qielli,
Në çdo moshë falni gëzime
Sa ka bota halle plot,
Përballë jush bëhen thërime.
Zoti i madh ju dërgoi,
Nëpër zemra t’rrini ngrohtë.
Se ju dhuroni veç hare
Mjerë ai që s’ju gëzon dot.

8.Maçoku
Ku do futesh pa mustaqe,
O maçok, more maçok
Qënke fare çmarrok.
Hop këtu e hop atje,
Dy gurë bashkë nuk i le.
Mi fut lapsat në kolltuk,
Kur të shaj s’ke fare turp.
Mbledh mustaqet me inat
Sikur të ka njeri faj.
Po t’a dish që një mëngjes.
Unë mustaqet do t’I pres.
Ku do futesh pa mustaqe?
S’do keshë sy e s’do kesh faqe.

9.Përroi dhe Lumi
Përroi ujëshkumëzuar,
Tatëpjetë u lëshua,
Përfundoi drejt e në lumë,
Sy ndër sy kuvendin zunë.
“Je I tmerruar”,Ëlumi tha,
“Shkumbëzon e tremb gjithçka,
Frikëson ti çdo gjallesë.”
Shtoi përroi: “ Jam me besë.
Atë ç’kam, e them açik,
Ndaj më ruhet kush ndjen frikë.
Qetësia jote, lumë,
Gjallesat i ve në gjumë.
Të futen me pa të keq,
Kë merr ti kushedi ç’heq.
Fët e fët i zhduk pa gjurmë,
A s’je mëkatar o lumë?

10.Genta
Genta shoqja jonë
Këmbën e ka vrarë.
Ka treËkatër ditë
Që se kemi parë.
Pas orëve të mësimit,
Do shkojmë ta vizitojmë,
Shërim sa më të shpejtë,
Nga zemra i urojmë.

11.Dy shoqe
Ana dhe rashela, janë shoqe për kokë.
E kur bëhen bashkë, dy gurë nuk i lejnë tok.
Njëra më e madhe e tjetra më e vogël,
Shpikin lojëra plot çudi.
Ku vendi i parë,
Nuk mund të jetë veç nji.
Duan dy podium, dy kupa fitimtari.
Dy dhurata të njëjta,
Se i takojnë të parit.
Po të parë nuk ka,
Për këto çamarroke.
Që i shpikin lojrat,
Si t’u vijë për kokë.
Mamat i qortojnë,
Të mbajnë barazi.
Por shpesh i tolerojnë,
Se janë vetëm fëmijë.

12.Gjumë të ëmbël
Fli e qetë
Pa shqetësime
Je e sigurt ëndrra ime.
Të dyja bashkë në udhëtim,
Je e ëmbël zemra ime.
Gjithmonë zotin e kujtoj,
Kur me ty më takoi.
Ishe rrugë jo fort e lehtë
Por mbante Brenda botën vetë.

13.Ombrella
Ankohet ombrella,
Se po punon shumë.
E përse gjithë shiun,
Duhet ta mbajë unë?!
Ku i kanë mantelat,
Fëmijët dembel?
E vashëzat kapelat,
Ngjyrë caramel?!
Shi bie thotë gjyshi,
Pa ombrellë me vete.
Nuk du të dal në derë,
As dimër e as verë.

14.Gjumë të ëmbël gjyshe
Natën e mirë ëmbëlsirë,
Syçkat mbylli der’ në të gdhirë.
Kukullat flenë qetë, arushët po dremisin
Pa shih, yjet ndriçojnë, bulkthi këngën nisi.
Do të lexoj përrallën e princeshës magjiprekur,
Që një shpim gjilpëre e la përjetë fjetur.
Fli e vogla ime por ti mos u tremb,
Natën, një puthje në sy do të lër një komet.
E ti, do të zgjohesh si një ëndërr dielli,
Me dy sy burimesh më të kaltra se qielli.
Gjumë të ëmbël gjyshe moj flokëbardhë e mirë,
Dritën ma lër ndezur të lutem për çdo dëshirë.

15.Ahu mburravec
Një ditë, në mes të një pylli,
Një ah i drejtë dhe i gjatë,
Po vinte në lojë një tjetër,
Shkurtabiq, gjysmë të thatë.
HaËhaËha, qeshte i gjati,
“Shtrëmbaluq, ore i gjorë,
Të ka lënë krejt takati
Je sakat, pa këmbë e dorë.
Më shih mua sa u rrita,
Po më zë koka në qiell.
Nuk e njoh seç është frika,
Tani matem edhe me diell…”
Por një ditë ndodhi çudia,
Një ruvar u gjend atje.
Donte lëndë për shtëpi
Ahun tonë shtriu përdhe.
Pa më thuaj, or mik çpate?
I tha ahu shtrëmbaluq.
Dje me diellin ti u mate,
Tani pse të shoh gërmuq?

16.Cili radhën sonte ka?
Librat rrinë krah për krah:
Cili radhën sonte ka?
Flet i pari: merrmë mua,
Siç më do dhe unë të dua.
Flet i dyti poshtë në xham:
Po unë radhën kur e kam?
Librat rrinë radhëËradhë,
Presin dorën që t’i marrë…
Presin dorën ti shfletojë,
Presin syrin t’i lexojë…
Sa përralla rrinë aty, eja ti lexojmë të dy.
Sa figura sat regime, duan të hyjnë në botën time.
Librat rrinë rradhëËradhë,
Cili radhën sonte ka?

17.Dhija mëndjemadhe
Kam një dhi në shtëpi
E ushqej me qesëndi.
Mendjemadhe ska ku të vejë
Bën potere ku të gjej.
E mësoj me dashuri
Por kjo Dhija s’është njeri.
I ofroj ngrohtësi,
Por me stallën nuk ven njeri.
Më vjen keq se nuk kupton
Madje shpesh dhe më përçmon.
E moj dhi moj bisht përpjetë
Nuk vure mend sa qe kjo jetë.

18.Mac i zi
Mac i zi me dy kobure,
Vret hardhuca nëpër mure.
Mos i vrit o budalla,
Se hardhuca nuk të ha.

19.Triko e leshtë
Trikoja e leshtë na nisi në vjeshtë…
Gjoksi në shtator, shpina në tetor.
çlodhuni, moj shtiza, deri në dhjetor!
Në fund të janarit njëri krah u mbyll,
Në shkurt krahu tjetër mbërriti gjer në bërryl.
Marsi po troket, shkoi dimri me ngricë.
Trikon do ta çojmë në një ekzpozitë!
Trikoja e leshtë na nisi në vjeshtë…

20.Dielli i lodrave
Heshtin lodrat pikëlluar,
Më askush s’i kap me duar.
Rritur unë e rritur motra,
Po nga lodrat nisi bota.
Do t’i e t’i bëj dritë,
Të m’i ngrohin pak gishtrinjtë.
Se sado njeriu të rritet,
Dielli i fëmijërisë nuk fiket.

21.Vajza dhe Hëna
Hënë moj e bukur hënë,
Të prita ku ishe mbrëmë?
Për ty gjumi s’më ka zënë!
Cupëz moj sy manare,
Mbrëmë retë s’më lanë fare
Të të shihja në dritare.
Hënë moj e verdhë porsi ftua,
Eja dhe luaj me mua,
Ja, dhe topi im u shpua…
Po s’jam top, moj, jam hënë,
Dritën dielli më ka dhënë,
Tokën tuaj kam për nënë.

22.Plepi dhe furtuna
Lart në kodër merr e jep,
Një furtunë me një plep.
Gjethet bien një nga një,
Plepi s’jepet e s’bën zë.
Veç folen në gji shtrëngon,
E mban fort e s’e lëshon.
Zogu nesër kur të vijë,
Mu në gji ti cicërojë.

23.Mace mace pis pis pis
Mace mace pis pis pis
ç’ka dollapi që lëviz
Eshtë miu kocomiu
Gjitha pjatat i lëpiu…
Edhe Anën e puthi…
MuahËmuahËmuahËmuah

24.Xhepi im i vogël,
ç’farë kërkon nga mua?
Një shami të vogël,
Për hundët e tua.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!