Hansel dhe Gretel

Hansel dhe Gretel – Perralla nga Vellezerit Grim

Ne nje fshat te vogel afer nje liqeni jetonte babai me 2 femijet e tij Hanselin dhe Gretel.

Ata ishin shume te varfer pasi varferia kishte kapluar e gjithe fshatin.

Nena i kishte vdekur ndersa babai ishte martuar me nje grua tjeter.

Babai i tyre s’kishte asgje, dhe kishte shume frike se nga kjo uri femijet e tij do vdisnin.

Nje nate gruaja e tij i tha qe ti shpinin femijet ne pyll pasi po ti shpinin atje ata nuk do dinin te ktheheshin me ne shtepi.

Keto fjale i degjoi Gretel dhe nisi te qante. Ajo shkoi me vrap dhe i tregoi cdo gje te vellait.

Te nesermen babai u shpjegoi femijeve se cfare do ndodhte dhe nga merzia u strehua ne dhomen e tij dhe nisi te qante pa pushim.

Pak para perendimit te diellit babai dhe gruaja e tij i pergatiten femijeve nga nje cope buke dhe u nisen per ne pyll.

Hanseli i vogel mori ca gure qe shndrisnin ne shkelqimin e henes dhe i futi ne xhepin e tij te vogel.

Duke ecur ai leshonte nga nje gure te vogel. Pas ca oresh te mira ata arriten ne pyll.

Babai i tyre ndezi nje zjarr te ngrohte dhe priti deri sa femijet ti zinte gjumi dhe u largua. Ne mes te nates Greteles i doli gjumi nga frika.

Ajo u zgjua duke qare dhe me ulerimen e saj zgjoi dhe vellane Hanselin.

Ai e mori motren e tij e perqafoi dhe i tha te mos merzitej pasi do ndiqnin guret qe ai i kishte leshuar, pasi ata gure do i shpinin ne shtepi.

Ec e ec dhe ja ku arriten ne shtepi. Kur i veshtroi babai i tyre qe ishin kthyer ai u gezua se tepermi por dhe u cudit se si e kishin gjetur shtepine , kurse njerka e tyre zemerkeqe u trishtua shume.

Kur nata po afrohej ata u pergatiten serish per t’u larguar ne pyll. Kesaj radhe ishte Gretela qe mori ca therrime buke dhe i leshoi neper toke me shpresen qe duke ndjekur therrimet do ktheheshin ne shtepi.

Pasi shkuan ne pyll babai i tyre ndezi zjarrin dhe priti gjersa ata i zuri gjumi dhe u largua.

Ne ate mbremje te erret sketerre Greteles i doli gjumi dhe me kete rast zgjoi dhe vellane.

Ata u nisen per ne kerkim te therimeve por asgje,pasi therrimet i kishin ngrene zogjte.

Gretel u merzit dhe nisi te qante pa pushim por i vellai e perkrahu dhe e ngushelloi.

Duke ecur pa pushim duke kerkuar per ndonje rrugedalje ata rane ne brendesine e nje grope.

Kur u zgjuan u gjenden para nje shtepie te bukur dhe te vogel prej cokollate.

Uria i kishte marre, lodhja i kishte kapluar dhe nisen te hanin ca cokollate.

Dhe si fillim ia nisen me dritaret, murin etj. Kur iu afruan deres para tyre u shfaq nje plake.

Ajo i ftoi Brenda,i uli ne tavoline dhe i shtroi cdo gje te mire qe ata deshironin.

Femijet u ndien te lumtur dhe me kete lumturi i zuri gjumi. E kush na ishte kjo plake ?!

Askush tjeter pervec nje shtrige qe hante zemrat e femijeve. Ajo e mori Hanselin dhe e futi ne nje dhome te erret ne menyre qe ta mbante te lidhur deri sa t’i vinte koha qe ta hante.

Gretel kur u zgjua dhe nuk e pa vellane u pikellua pa mase. Shtriga e keqe i tregoi se ku e kishte futur dhe qe do ta hante se bashku me te.

Gretela shkoi prane vellait dhe qante pa pushim pasi s’dinte si ta ndihmonte.

S’kishte fuqi me per asgje. Dhoma ku ishte futur Hansel mbulohej nga gure te arte qe shndrisnin me forcen e lumturise.

Shtriga e keqe e urdheroi Gretelen qe te vinte kusine e madhe ne zjarr pasi aty do ziente zemren e saj dhe te vellait.

Gretela qante pa pushim dhe s’dinte si do shpetonte nga ky hall. Ajo veproi si i tha shtriga dhe vetem lutej dhe lutej.

Pasi kaloi ca kohe e mire dhe shtriga shkoi te shikonte nese uji ishte nxehur,Gretela mori hov dhe e shtyu me gjithe forcen e saj shtrigen e keqe ne kusi dhe i vuri kapakun duke e bllokuar perfundimisht.

Ajo u largua me vrap,liroi vellane,grumbulluan guret e arte dhe u larguan nga ai vend. Duke u endur ata mendonin se pse babai i tyre i kishte larguar nga vetja.

Ec e ec dhe ja ku u gjenden para fshatit te tyre. Mes dy femijeve plasi vaji dhe i shpejtuan hapat duke u gjendur keshtu para shtepise se tyre.

Kur u shfaqen para shtepise mes tyre doli babai dhe i perqafoi me mall duke i shpjeguar se pse i kishte larguar, dhe si ishte penduar per ate qe kishte bere.

Ai i kerkoi falje femijeve dhe i futi brenda. Me kete rast Hansel dhe Gretel nxorren te gjithe guret dhe ia dhane babait duke i thene qe s’do ishin me kurre te varfer dhe qe do jetonin te lumtur pergjithmone.

Ata se bashku larguan nga shtepia dhe gruan e keqe. Guret e arte i sollen shume lumturi , pasuri dhe gezim Hanselit, Greteles dhe babait te tyre. Ata jetuan dhe gezuan deri ne fund te jetes se tyre.

Lexoni Perralla te tjera nga Vellezerit Grim Nje sy Dy syte Tre syteHirushjaBorebardhaKesulkuqjaBukuroshja e fjetur

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!