Borebardha dhe shtate xhuxhat

Borebardha dhe shtate xhuxhat

Borebardha dhe shtate xhuxhat – Perralle nga Vellezerit grim

Na ishte njëherë një mbretëreshë e bukur, por shumë e keqe, që rronte në një kështjellë të madhe. Kjo mbretëreshë e kishte zakon të pyeste përherë pasqyrën e murit se kush ishte më e bukura në krejt mbretërinë. Kur pasqyra iu përgjigj një ditë se e thjeshtra, që e quanin Borëbardha, ishte më e bukur se ajo, mbretëresha e keqe thirri një gjahtarë dhe e urdhëroi ta çonte Borbardhen në pyll e ta vriste.


Gjahtari e çoi Borebardhën në pyll, por nuk i bëri zemra ta vriste vajzën e bukur; i kallëzoi asaj s’e kishte urdhëruar njerka dhe e la të lirë, por e porositi t’i rrinte larg pallatit të mbretit.

Kur mbeti vetëm në pyll dhe ra nata, Borëbardha qau e qau me dënesë, por kur zbardhi dita pa në mes të pyllit një shtëpizë fare të vogël.


Vajza i ra e i ra portës, por meqë s’iu përgjigj njeri hyri brenda. Hodhi sytë përreth dhe tha me vete se të zotët e kësaj shtëpsë së çuditshme duhej të qenë shumë të vegjël nga shtati dhe shumë rrëmujaxhinj.

Borebardha dhe shtate xhuxhat


Borëbardha pastroi dhe e ndreqi shtëpinë, përgatiti për të ngrënë dhe, meqë ishte shumë e lodhur, ra e fjeti në njërin nga shtretërit e vegjël në katin e sipërm. Kjo shtëpia na ishte në të vërtetë shtëpia e të shtatë xhuxhave. Kur u kthyen nga puna të shtatë xhuxhat u çuditën fortë kur gjetën në shtëpi vajzën e bukur. Bardhabora, me t’u zgjuar, u tregoi atyre se ç’i kishte ndodhur. Ata u prekën aq shumë, sa vendosën ta mbanin të rrinte me ta. Bardhabora u gëzua e u kënaq sa s’thuhet…


Bardhabora rronte e lumtur me miqtë e saj të vegjël: ajo u mbante atyre shtëpinë e pastër e në rregull dhe u gatuante gjellë. Mirëpo të shtatë xhuxhat i trembeshin hakmarrjes së mbretëreshës së keqe, ndaj çdo mëngjes, para se të niseshin për punë në minierat e diamantëve, e porositnin Bardhaborën të kishte shumë kujdes e t’i ruhej asaj.


Dhe vërtet, njerka e keqe e mori vesh nga pasqyra e murit se Borëbardha nuk kishte vdekur, por rronte e lumtur në pyll me të shtatë xhuxhat. Atëherë vendosi të hakmerrej. U shndërrua e mori pamjen e një plake të mjerë dhe shkoi fill e te shtëpia e xhuxhave, ku i dha Borëbardha një mollë të bukur. Vajza e mori pa dyshuar gjë.


Mirëpo molla e bukur na qenkësh e helmuar!
Sapo e kafshoi, Borëbardha ra përdhe si e vdekur… dhe ashtu e gjetën xhuxhat kur u kthyen.Të bindur se vajza kishte vdekur, të shtatë xhuxhat e morën dhe e vunë në një pemë, ku po e qanin me ngashërim. Kalon aty pari një princ dhe kur i sheh ashtu i pyet përse qanin pranë asaj bukurosheje që flinte mes luleve.


Të shtatë xhuxhat i treguan historinë e Borëbardhës dhe princi u prek aq fort, sa u ul ta puthte atë vajzë aq të bukur.
Me ta puthur princi, Borëbardha u zgjua dhe i buzqeshi. Princi i kërkoi të bëhej gruaja e tij. Borëbardha pranoi me gjith zemër dhe u nis bashkë me të në kështjellën e princit. Të shtatë xhuxhat i përcollën me urime e duke përplasur duart plot gëzim.

Borebardha dhe 7 xhuxhat film i plot shqip

Lexoni perralla te tjera nga Vellezerit Grim Nje sy Dy syte Tre syteHansel Dhe GretelBukuroshja e Fjetur

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!