Mësuesja dhe patatet

mesuesja dhe patatet perralla shqip

Mësuesja dhe patatet…

Një mësuese vendosi që të luante një lojë në klasën e saj. U tha fëmijëve që secili prej tyre të sillte nga një qese me patate. Çdo patateje do t’i shkruante emrin e një prej personave që urrente. Kështu numri i patateve që do të fuste në qesen e tij varej nga numri i personave që urrente.

Ditën tjetër çdo fëmi, solli me vete qesen me patate dhe në secilën prej tyre kishte shkruajtur emrin e personit që urrente. Disa fëmijë kishin 2 patate, të tjerë kishin 3 patate, disa kishin 5 dhe të tjerë akoma më shumë.

Në vijim mësuesja u thotë nxënësve që duhet ta mbajnë me vete qesen me patate kudo që të shkojnë, akoma dhe në banjo, për disa ditë me radhë. Pas disa ditëve fëmijën filluan të ankoheshin si arsye e erës së keqe që linin patatet pasi disa prej tyre kishin filluar të kalbeshin. Madje ata që kishin shumë patate duhej të mbartnin dhe një peshë të rëndë.

Disa ditë më vonë, loja mbaroi dhe fëmijët u çliruan nga pesha dhe nga era e keqe e patateve. Mësuesja i pyeti fëmijët: ‘’Si u ndjetë gjatë periudhës së lojës?’’. Fëmijët filluan në kor të ankoheshin për faktin se u duhej të mbartnin kudo me vete një qese me patate dhe madje nga një moment e tutje ishin dhe të kalbura që vinin erë të keqe.

Në vijim mësuesja u shpjegoi kuptimin e fshehur të lojës. ‘’Pikërisht kjo gjë ndodh dhe brenda jush kur keni urrejtje për dikë në zemrën tuaj. Era e keqe e urrejtjes do të gjejë folenë në zemrën tuaj dhe peshën e saj do ta mbartni vazhdimisht me vete kudo që të shkoni.

Nëse nuk mund të duroni erën e keqe të patateve të kalbura për vetëm pak ditë, mund të imagjinoni si është të keni erën e keqe të urrejtjes në shpirtin tuaj për një jetë të tërë.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!