Magjistari i Ozit

magjistari ozit

Magjistari i Ozit nga Lyman Frank Baum

Dorotia ishte një vajzë e vogël që jetonte në një kasolle të vogël,
në thellësi të Kansasit bashkë me xhaxha Henrin dhe teta Emin.
Xhaxha Henri dhe teta Emi kishin një shtrat të madh në një anë të kasolles,
ndërsa Dorotia një krevat të vogël në skajin tjetër.
Dorotia kishte edhe një qen të vogël ngjyrë gri, Toton, që e ndiqte pas çdo hap.

Një ditë u shfaq papritmas një tornado gjigante.
Dorotia dhe Toto nuk mundën të strukeshin në tynelin nën dysheme
sepse torndoja e tërbuar e rrëmbeu vetëtimthi kasollen e vogël në mbështjellën e saj.
Pas shumë orësh të një fluturimi marramendës në qiell,
kasollja bashkë me Dorotinë dhe Toton, u përplasën në tokë.
Nën kasolle lebetitej një shtrigë e keqe.
Kur gjithçka u qetësua, Dorotia dhe Toto dolën nga kasollja.

Dorotia nuk e kishte të vështirë ta kuptonte se kishte mbrritur në një vend të veçantë e deomos shumë larg Kansasit.
Nuk e dinte si do mund të kthehej sërish në vendlindje.
E ndërsa kishte humbur në mendime, tre xhuxhë po e vështronin me mirënjohje.
Ndërkohë një zanë me veshje e këpucë të trëndafilta nxitoi t’i uronte
mirëseardhje dhe i dhuroi këpucët e saj magjike.

Zana i tha se për të gjetur udhën e kthimit duhej të shkonte në qytetin xixëllues të takonte magjistarin e Ozit.
Ndërsa shkonte në qytetin xixëllues, Dorotia dhe Toto takuan Dordolec Kokëkashtën, Njeriun Metalik dhe Luan Frikacakun.

Dordolec Kokëkashta kërkonte të bëhej i mençur;
Njeriu Metalik kërkonte zemër të bëhej i ndjeshëm;
Ndërsa Luan Frikacaku kërkonte të bëhej trim.
Ata ndoqën pas Dorotinë dhe arritën në qytetin xixëllues ku jetonte magjistari Ozit.

Magjistari i Ozit ishte një xhuxh i vockël që i vështronte pas ca perdeve
vezulluese që ngjaninme skenën e teatrit të kukullave.
Më parë se t’u plotësonte dëshirën, ai u kërkoi të zhduknin shtrigën e keqe të perëndimit
që kishte tmerruar banorët e kërkonte të shuante të gjitha xixat e qytetit xixëllues.

Dorotia, Toto dhe tre miqtë që kërkonin të ndryshonin jetën e tyre u nisën të kërkonin shtrigën e errësirës
që kërkonte të shuante xixëllimin e bukur të qytetit të xixave.
Kaluan shumë aventura gjersa mundën të fitonin mbi shtrigën e zezë.

Magjistari i Ozit e mbajti fjalën.
Ai i fali zemrën Njeriut Metalik, e bëri të mençur Dordolec Kokëkashtën dhe i ktheu trimërinë Luan Frikacakut.
Ndërkohë para Dorotisë dhe Totos u shfaq Glenda, zana e mirësive.
Ajo i tha Dorotisë se nëse do të përplaste thembrat e këpucëve magjike mund të shkonte atje ku dëshironte.
Dorotia dëshironte të kthehej bashkë me Toton në Kansas.

Sa hap e mbyll sytë, Dorotia u gjend në Kansas bashkë me Toton e saj.
Teta e Emi dhe xhaxha Henri nuk po u besonin syve.
Ndjeheshin të lumtur që e kishin mes tyre vogëlushen që e donin aq shumë.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!