Pema Magjike e Krishtlindjeve

pema magjike e krishtlindjeve perralla shqip

Pema Magjike e Krishtlindjeve

Kur vijnë Krishtlindjet ka vetëm një temë që flitet
mes kafshëve të vogla të pyllit. Pema magjike.

Gjithçka që duhet të bëni, është të thoni një dëshirë dhe ajo do të realizohet.

Ky është Arushi.

Ai kërkoi një fuçi me mjaltë.

Kjo është Dhelpërushja.

Ajo dëshiroi një bisht me gëzof për vete.

Dhe ky është Lepurushi.

Ai dëshiroi disa karrota.

Në një shtëpi të vogël thellë brenda pyllit, jetonte një familje Ketrushësh.

Babai, mamaja dhe ketrushi i vogël.

Prindërit i thanë vogëlushit të tyre.
“shko te pema magjike dhe shpreh dëshirën tënde për Krishtlindje”

Ketrushi i vogël bëri siç thanë.

Pema Magjike e Krishtlindjeve

Ai vrapoi.

Kur iu afrua pemës.

Ai shprehu dëshirën e tij.

Pemë magjike, unë dua shumë arra.

Ketrushi nuk pa asnjë arrë.

Pemë magjike, unë dua shumë ëmbëlsira.

Ai nuk pa ndonjë ëmbëlsirë.

Pastaj ketrushi i vogël tha. Pemë Magjike,
të lutem, bëje shtëpinë për prindërit e mi pak më të madhe.
Ata janë kaq ngushtë.

Ketrushi psherëtiu.

Dhe u kthye për në shtëpi.

Ku një surprizë e madhe priste.

Kur mbërriti, pa se shtëpia e tij ishte bërë më e madhe.

Prindërit e tij të lumtur e prisnin.

Si pasojë e dëshirës së Ketrushit,
pema magjike siguroi gjithashtu shumë ëmbëlsira dhe arra për Ketrat.

Ishte dita më e mrekullueshme për familjen e ketrushave.

Lexoni edhe Zana e Dhembeve

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!