Zoti Macok

zoti macok per femije

Zoti Macok

Njëherë ishte një njeri që kishte një maçok.

Maçoku u mërzit duke ndenjur në shtëpi dhe duke
kapur minj, kështu që ai vendosi të largohet nga
njeriu dhe të shohi botën.

Ai shkoi në pyll dhe pa zonjën dhelpër.

-Përshendetje, si jeni? pyeti zonja dhelpër.

-Unë jam zoti maçok. tha Maçoku.

-Bëhu burri im, dhe unë do të jem gruaja jote. Propozoi zonja dhelpër.

Maçoku ra dakort dhe zonja dhelpër e mori në shtëpi, dhe ata
filluan një jetë të begatë së bashku.

Një ditë zoti lepur u takua me zonjën dhelpër në pyll.

-Mikja ime, zonja dhelpër, unë kam ardhur për të të
vizituar, do të bëjmë një bisedë të këndshme.

Zonja dhelpër u përgjigj: -Më vjen keq shoku im, jam gruaja e
Zotit maçok tani, ai mund t’ju shqyej dhe t’ju bëj copë-copë.

I çuditur, zoti lepur vrapoi shpejt për ti treguar
zotit ari, zotit ujk dhe zotit derr të egër.

Ata u habitën dhe deshën të takojnë zotin maçok.

Ata vendosën ta ftonin për darkë.

-Zoti ujk tha. -Unë do të sjell mish për supë.

-Unë do të sjell panxhar dhe patate. Tha derri i egër.

-Unë do të sjell mjalt. Tha Ariu.

Dhe zoti lepur do të shkojë tek ai ti thotë. Thanë ata njëzëri.

Zoti lepur shkoi te shtëpia e zonjës dhelpër
dhe priti jashtë.

Ajo doli dhe pa zotin lepur te dridhej pranë shtëpis dhe i tha.

-Si jeni? Pse keni ardhur?

-Zoti ujk, zoti ari dhe zoti derr i egër, dëshirojnë t’ju ftojnë ju, dhe
burrin tuaj për darkë.

-Në rregull. Tha zonja dhelpër.
Ne do të vijmë për darkë, por sigurohuni që
të gjithë të fshihen, ai mund t’ju shqyej dhe t’ju bëj copë-copë.

Zoti lepur vrapoi për ti treguar miqëve te tij për ftesën.

Kafshët nuk deshën të rrezikojnë, ata u fshehën.

Zoti ari u ngjit në një pemë.

Zoti ujk u fsheh midis shkurreve.

Zoti derr i egër u fsheh në një kaçube.

Dhe zoti lepur nën një pemë.

Ata ishin ulur dhe po prisnin për të parë se çfarë do të ndodhte më pas.

Zonja dhelpër dhe zoti maçok arritën shpejt.
Zoti maçok pa mishin në tavolinë dhe mjaulliu. mjau.

Kafshët e fshehura dëgjuan një zë. – Do t’iu copëtoj.

Zoti maçok u hodh në tryezë dhe filloi duke ngrënë.

Pastaj atë e zuri gjumë në tryezë.

Papritmas zonja mushkonjë u drejtua te bishti i derrit të egër.

(hungeriu)

Zoti derr i egër krruajti veten dhe zgjoi zotin maçok që
kërceu në shkurre duke menduar se ishte ndonjë mi.
Derr i egër vrapoi nga frika.

Zoti macok u hodh lart në pemë ku zoti
ari ishte fshehur. Kur ariu pa maçokun në pemë filloi
të ngjitej lartë e më të lartë në majë të
pemës e cila ishte shumë e hollë për t’i mbajtur të dy.

Zoti ari ra te zoti ujk, i cili ishte fshehur në shkurre.

Ata ishin të frikësuar dhe u larguan. Zoti lepur ia dha këmbëve me të katra.

Pas një kohe kafshët u takuan përsëri. Ata u pajtuan që
edhe pse zoti maçok ishte aq i vogël, për pak shpëtuan,
ai do t’i kishte ngrënë të gjithë.

Lexoni edhe Macoku me Cizme

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!