Gjëegjëza

Pa zë heshtur numëron
askush punën s’ia mohon

Ora

Kam samar po s’jam gomar

Breshka

Ne fillim më bëjne top,
pastaj më shtypin me një shkop,
dhe pastaj si për cudi,
e shof vehten në tepsi

Byreku

Gjeni 5 Gabime

Porsi lëmsh është rrumbullak,
mot e jetë sillet qark,
pa benzin shkon e vjen,
kur lëviz askush s’e ndjen
është plakë sa s’tregohet,
por nuk lodhet e s’ankohet

Toka

Mendje s’ka por të mëson
gojë s’ka, me ty flet,
ti përditë me të jeton,
mik të ngushtë e ke për jetë

Libri

Mbi dy brigje, qëndron shtrirë,
këmbët n’ujë ngulur mirë,
përmbi të, makinat shkojnë,
nën të ujërat gurgullojn

Ura

Majën nën thikë
fillon të hollohet,
shënon vizë-pikë,
por ngadalë shkurtohet

Lapsi

Zu-zu-zu, zu-zu-zu,
Shkon atje e shkon këtu,
Punon ditë e punon natë,
Na jep dyllë e na jep mjaltë.

Bleta

Krejt e imët si sheqer përvëlon si prush në ver

Rëra

Kokëmadh e veshllapush
mbi shpinë ka samar
I ngarkojnë thasët me drith
që ti shpjerë në pazar

Gomari

Jam e vogël, rrumbullake,
Jam e shijshme për merake,
Piqem herët në pranverë,
Jam e kuqe, nuk kam erë.

Më pëlqen e gjithë njerëzia,
Por më shumë më ha fëmija.
A e dini se kush jam?
Unë ‘……’ emrin e kam.

Qershi

Misër haj, por vezë s’bëj
Në mëngjes unë këndoj
Njerëzit nga gjumi i zgjoj

Gjeli

Në krevat gjithë kohës rri
I vetmuar pa shoqëri
Vec natën më shoqëroni
Dhe gjatë ditës kur pushoni
Kush mbi mua kokën vë
Gjumi shpejt do ta zë

Jastëku

LIST ME 50 GJEEGJEZA TE TJERA

GJEEGJEZA NE VARGJE

KUIZ INTERSANT 

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!