Gjegjeza
- Here me uje e here i thate,
neper fusha gjerperon,
Nuk ndalon as dite as nate,
Per ne det udheton!
Lumi
- Kur vjen vjeshta e nis shiu,
Fishkellimes ia merr,
Vallezimin nis me gjethet,
I vervit dere me dere!
Era
- llamburit porsi flori,
Dhe nga goja uje nxjerr,
Cdo njeri qe i afrohet,
Shuan etjen dhe freskohet!
Cezma
- Si gemushe rritet,
Frutat rrumbullak,
Kur e prek me dore,
Te shpon, te ben me gjak!
Manaferra
- Diten flene e s’punojne,
Naten zgjohen e vallezojne,
Hena si kurore u rri,
Kush nga ju mund ta di!
Yjet
- Kur eshte dimer me acar,
Lart nga qielli ai zbret,
Dhe si nje muzike e bukur,
Neper xhama nis troket!
Bresheri
- Motra jane, por bashke nuk rrine,
Njera ndrin e tjetra nxine,
Udhetojne neper bote,
Cilat jane, kush mund ta thote?
Dita dhe nata
- Eshte tende me nje kembe
Dhe pyllin ka shtepi,
Gjallerohet e shumohet,
Vec kur bie shi!
Kerpudha
- Eshte drufrutor,
Qe shekuj jeton,
Dega e tij e thurur,
Paqen tregon!
Ulliri
- Krahe ka, por s’fluturon,
Dhe mbi koke mban kurore,
Ne qymez ai drejton,
Si te kish ne krahe nje ore!
Gjeli
- Gjethet jane si kllocka,
Me vezet nen dhe,
Ato flaken tej,
Rrenjet jane per ne!
Patatet
- Cila korbin e genjeu,
Edhe djathin ia rrembeu,
Cila dinakerine ka,
Vella, moter, nene, baba?
Dhelpra
- Qe nga koka gjer ne fund,
Me qelq veshur e shikon,
Barkun leng e gojen flake,
Gjithe naten nuseron!
Llamba me vajguri
- Gusha i zbardh si debora,
Shpina i nxin si sera,
Iken kur vjen dimri,
Kthehet kur vjen pranvera!
Dallendyshja
- Ne vere fyellit i bie,
Ndene peme e cati,
Dhe ne dimer nis e lyp,
Ne cdo dere e cdo shtepi!
Gjinkalla
- Prane vatres ajo rri,
Here-here nis gerhet,
Njerin sy e mban te hapur,
Te kap miun mezi pret!
Macja
- Ndene toke ajo rri,
Fle e zgjohet, ha e pi,
Dhe kur rritet sa nje molle,
Nxjerr mbi toke nje bisht te holle!
Qepa
- E kemi shok, e kemi mik,
Eshte rojtari me besnik,
Gjithe diten me zinxhire,
Gjate nates eshte i lire!
Qeni
- Eshte e madhe sa me s’ka,
Barkun bosh gjithmone e mabn,
Dhe sa here qe e godasim,
Muret nisin e bertasin!
Daullja
- Per cilin tha dinakja:
- Ende nuk eshte bere!
Kur u lodh me kot,
Gjithe diten qe ta zere?
Rrushi
- Gjemba kam,
Iriq nuk jam,
Lart ne peme lind e rritem,
Dhe ne prush ngrohem e piqem!
Geshtenja
- Eshte i vogel, i shemtuar,
Por punetor i papertuar,
Dhe mbi shpine gjemba ka,
Per fortese, per kala!
Iriqi
- Prane nje trungu te bashkuar,
Pese vellezer na jetojne,
Dhe kur belin ata zene,
Gjithe aren e punojne!
Pese gishtat e dores
- As nuk haet as nuk pihet,
As nuk preket e as nuk shihet,
Por rrit foshnje e rrit femi,
Dhe pa te s’jeton njeri!
Gjumi
- Veshet si gomar,
I shpejt si veriu,
Mbi shpine s’mban samar,
Ka frike nga njeriu!
Lepuri
- jane dy vellezer, prane jetojne,
Shpeshhere qeshin te malluar,
Ne mes te tyre nje mal ngrihet,
Kurre ata nuk jane takuar!
Syte
- Mijera ato jane,
Dhe nje foleze kane,
Per nje fije kashte,
Ato behen bashke!
Milingona
- C’eshte nje kope kokezeze,
brenda ne stan,
Qe po e ferkove,
Te djeg, te ben hatane?
Shkrepsja
- Eshte e vogel, por punetore,
Me shume jep sesa kerkon,
Po guxove qe ta prekesh,
Te sulmon e te thumbon!
Bleta
- Nuk ka bark e nuk ka goje,
Kur ka rast, ha sa te doje,
Me te hyre ajo ne pyll,
Zverdhen pemet, behen dylle!
Sepata
- Briret ujku kur ja pa,
- te shemtojne, -i tha, -or vella!
-Prandaj hiqi sa me pare,
Se dhe une jetoj me bare!
Demi
- Vete nga vete,
Merr shtepine me vete,
Jeton cdo mjedis,
Kermillin ka per fis!
Breshka
- Siper ka tavan,
Poshte dysheme,
Brenda gjalleron,
Nje jete e re!
Veza
- Si beden e qarkon muri,
Dhe ne fund uji buron,
Kur prej tij e nxjerrim koven,
Shuajme etjen, na freskon!
Pusi
- Jane dhjete permbi dhjete,
Te punuara porsi rrjete,
Here i heqim e here i veshim,
Here i flakim e here i ngjeshim!
Dorashkat
- Dy binjake ato jane,
Nje detyre te vetme kane,
vec ne zjarre te punojne,
Ndryshe njerzit s’i vleresojne!
Krahet e mashes
- Vajza ne shtepi,
Nena ne det,
kur puqen perseri,
Vajza shpejt humbet!
Kripa
- Kudo e ndeshim, ne duar s’mbahet,
E veme ne tryeze, por kurre s’hahet,
Pa te askush nuk mund te rri,
Qofte i madh apo femi!
Uji
- Ngjan me henen per cudi,
Tere kohen varur rri,
Vec njehere zgjohet ne mot,
Del ne fushe e kullot!
Draperi
- Ferr-ferr-ferr e ferr-ferr-ferr,
Pastron oda e nje oborr te tere,
Ndonese zonje eshte ne shtepi,
Vec pas dere e vene te rri!
Fshesa
- E hapim si kerpudhe,
E mbyllim ne shtepi,
Me qindra sheh ne rruge,
Kur nis e bie shi!
Cadra
- Eshte goje, por pa dheme,
Nuk ka gjuhe, por vec zjarr,
Na sherben per te gatuar,
Ka vec vlere e jo zarar!
Furra e pjekjes
- Eshte e thelle, por s’eshte pus,
Strehe ka , por s’eshte cati,
Permbi krye ate e vene,
Kur ka diell e jo hene!
Kapele
- C’eshte nje kembe me tre dhembe,
Qe kur vjen behari,
Ngre mullare bari?
Sfurku i barit
- Ti e sheh, ajo s’te sheh,
Ti i flet, ajo s’te flet,
Brenda saj ti vete qendron,
veten e sheh dhe mediton!
Fotografia
- Fije-fije eshte i shtruar,
Plot me shkronja i mbuluar,
Mendje s’ka, por di gjithcka,
Lum ai qe mik e ka!
Libri
- Barkefryre, qafeholle,
Me nje krah te harkuar,
Brenda vetes uje mban,
Etjen njerzve per t’u shuar!
Shtamba
- Kush do veten qe ta njohe,
Para saj le te ndaloj,
Ne eshte djall apo engjell,
Shume shpejt do ta shikoj!
Pasqyra
- Dhembe ka, por buke s’ha,
Vec ne pyje ai punon,
Here te gjata e here te shkurtra,
Me kujdes i zbukuron!
Krehri
- Del nga xhepi, hyn ne xhep,
Per cdo dite te sherben,
Kur s’e ke, te deshperon,
Kur te vjen, s’te pelqen!
Leku
- Eshte i zi porsi sere,
Dhe nje krah te gjate ka,
Do ta gjesh dere me dere,
Skuq berxolla per hata!
Tigani
- Kur i lidh, punes ia nisin,
Ndonese guret shpesh i grisin,
Dhe kur lidheset ia lirojme,
Mbyllin syte, gjumit ia shtrojne!
Kepucet
- Gjithe diten rri kaluar,
At e bir te perqafuar,
Por kur biri rreh te atin,
Ky i fundit mbledh gjithe fshatin!
Kembana
- Jane te kuqe porsi molla,
Trupharkuar e belholla,
Dhe kur shiu nis te bjere,
Zene lotojne menjehere!
Tjegullat
- Ka dy presa e s’eshte sepate,
E perdor cdo djale i ri,
Ai pret vec lisa te thate,
Dhe sherben per bukuri!
Brisku i rrojes
- Fryn e shfryn veriu,
Mbi male hedh debore,
Ne shpelle futet ariu,
Nis gjumin dimeror!
Dimri
- Ka mustaqe nje pellembe,
Kurse mjeker nuk ka fare,
ca e ziejne, ca e pjekin,
Ca e thajne ne dritare
Misri
- Eshte i vogel nje pellembe,
Nuk ka koke, duar e kembe,
Kur e ndezim te ndricoje,
Nis te tretet te lotoje!
Qiriu
- Nuk ak goje, por dhembe ka,
Te ben gjemenkur nis e ha,
Pema e mjere kur e shikon,
Nis te dridhet, e vajton!
Sharra
- Minjte u mblodhen ne kuvend,
ne qafe maces t’ia vinin,
Dhe sa here ajo te zgjohej,
Pre te saj te mos binin!
Zilja
- Tym nxjerr, por nuk eshte furre,
Dhe kur ecen gjurme s’le,
Ane e mbane e qarkon uji,
Kurse lart qiell e re!
Anija
- Eshte e holle, por e forte,
Dhe per koke ka tepsi,
Kur mes derrasash ajo futet,
I bashkon per bukuri!
Gozhda
- Gjithe diten ai lahet,
Kurre s’del qe te thahet,
Dhe pse brenda ujit rri,
Vetem ha e kur nuk pi!
Peshku
- Nga te ftohtet kurre nuk ngrin,
As nga vapa nuk djersin,
Por punon pa pashim,
Pa kerkuar kurre shperblim!
Ora
- Zog nuk eshte, por ka flete,
E can qiellin si shigjete,
Eshte objekt shtegetar,
Fluturon dimer behar!
Avioni
- Kur fryn era, peshperitin,
Kur ben vape sikur dremitin,
Dhe kur vjeshta nis afron,
Ngjyra-ngjyra i pikturon!
Gjethet
- Kater kembe ajo ka,
S’eshte lope e as ka,
Po ndalove uje t’i japesh,
Iken vrap e s’mund ta kapesh!
Makina
- Here i kthjellet dhe i dlire,
here i vrenjtur dhe i nxire,
Eshte larg e s’e kap dot,
Per ta matur, lodhesh kot!
Qielli
- Kur vjen dimri, nis sulmon,
Dhe shkembinjte fort qellon,
Kur vjen vera, nis qetesohet,
Dhe me njerzit miqesohet!
Deti
- Si qiri ne dhome qendron,
Porsi nuse nuseron,
Plot me lodra e stolisim,
Kenge e valle rreth saj nisim!
Pema e vitit te ri
- Zog nuk eshte, por fluturon,
neper shpella ai banon,
Dhe kur bredh ne erresire,
Duket porsi djall me brire!
Lakuriqi i nates
- Ca te shkurtra e ca te gjata,
Ca te uleta e ca te larta,
Permbi uje hije leshojne,
te dy brigjet i bashkojne!
Ura
- Kur lejleku nis shtegtimin,
Kush mbledh rrushin nder hardhi?
Dhe kur shiu nis te bjere,
Kush shkund gjethet per habi?
Vjeshta