Dhelpra dhe Lejleku

dhelpra dhe lejleku perralla shqip

Dhelpra dhe Lejleku

 

Një ditë dhelpra ftoi për drekë lejlekun.

U ulën në tavolinë, por, oh, për fat të keq, lejleku pa t’ia shërbenin supën me lëng mishi brenda një pjate të gjerë…

Të gjitha përpjekjet e tij qenë të kota. Me sqepin e gjatë nuk arriti të shijonte as edhe një pikë lëng mishi nga ajo enë.

Kur i erdhi radha lejlekut të ftonte dhelprën, ai përgatiti një drekëz të mirë, shumë të shijshme, duke u kujdesur për çdo hollësi.

Por, oh, për fat të keq, dhelprës ushqimi i erdhi në copëza të vogla në fundin e një vazoje me grykë të ngushtë e shumë të gjatë.

Lejleku hante me lehtësi, duke e future sqepin në vazo, por dhelpra e uritur vetëm vështronte. Në atë enë, aq të ngushtë e të gjatë, nuk arriti të fuste majën e hundës.

-E shikon, ndoqa shembullin tënd,- i tha lejleku dhelprës.

E gjithë lezet, e kullufiti edhe kafshatën e fundit.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!