Ujku dhe Lejleku

Fabula Ujku dhe Lejleku perrallashqip.org

Ujku dhe Lejleku Fabula

Një ujk kishte gëlltitur një kockë të vogël, e cila i kishte ngecur në grykë.

Zuri të endej gjithandej, me shpresën të gjente dikë, që të arrinte t’ia nxirrte jashtë.

Më në fund takoi një lejlek dhe i kërkoi t’ia nxirrte kockën nga gryka.

Në shkëmbim, i premtoi një shpërblim të majmë.

-Ja u bë! Tani më jep atë që më premtove! –i tha lejleku, pasi ia nxori kockën.

-Miku im, e fute kokën në gojën e një ujku, duhet të jesh i kënaqur që e ke ende krejt të paprekur!

-iu përgjigj ujku.-Si ke guximin të kërkosh më shumë?!

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!