Çupa Që Hante Me Naze

Çupa Që Hante Me Naze

Te shtëpia pranë një rruge
ndjeva zërin e një çupe,

ndjeva zërin e një vajze
që kur hante, bënte naze.

– Jo, pilafinn nuk e dua,
hiqe kosin, u thartua,

unë gojën do ta çel
veç për gjalpë e për reçel!

Asaj vajze unë i thashë:
– Ti me naze po të hash,

do të bëhesh si fill kashtë.
Era po të fryu,
jugu a veriu,
do të marrë fiiiuu!

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!