KUNGULLI NË KUMBULL

KUNGULLI NË KUMBULL

Mori vesh kungulli se breshkat kishin dalë për gjah. E zuri frika se mos e hanin dhe iu lut kumbullës që të ngjitej ne degët e saj.
– Epo, derisa tu kanoskërka ky rrezik,- i tha kumbulla, – ngjitu ne degët e mia.
Dhe kungulli vazhdoi të ngjitej në degët e kumbullës. Kur erdhën breshkat nuk gjetën gjë në tokë dhe sa s’plasën nga inati, tek panë kungullin sipër në kumbull. Po c’të bënin, nuk ngjiteshin dot.
-Kaluan disa ditë dhe kungulli u rrit aq shumë, sa degët e kumbullës filluan të vareshin nga pesha e tij, prandaj kumbulla, që mos të prishte fqinjësinë me të, i tha me të butë:
-Tani u rrite goxha, mjaft qëndrove në degët e mia se edhe unë stë mbaj dot më.
-Unë vetë të ngjitëm di,- ja ktheu kungulli me mburrje.
-Pse kështu po ma shpërblen të mirën?!- i tha ajo.
-Ce mire, moj budallaqe,-ja priti ai. -Bota për mua është. Ja dhe djelli për të zmadhuar kokën time rri lart në qiell, edhe era për të më freskuar mua fryn, ndërsa ti për të më mbajtur.
Ne këto fjalë e sipër na zuri një ere e fortë.
-Kumbulla lozonjare, mori vallen dhe degët e saj filluan të këndonin, fu…fu…fu.., kurse kungulli nisi të vërtitej sa andej këndej.
Më në fund ngaqë smbahej dot ra përtoke dhe u ca më dysh. Sa e pane breshkat, erdhën dhe e hëngrën, ndërsa kumbulla qeshi me mendjemadhësinë e tij.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!