Ketrushi Frikacak

Ketrushi Frikacak

-Mbarova mësuese, e mbusha gjithë faqen!- thirri Lepurushi.
-Edhe unë edhe unë, mësuese!-thirri Breshka. –E plotësova faqen nga të dyja anët.
-Edhe unë! – u dëgjua zëri i Bretkosës. – Ja mësuese, një faqe e mbusha me shkronjën “k”, tjetrën me numrin “5”.
-Mbaruam të gjithë mësuese. Të dalim në pushim?
-Dilni, -I lejoi Drenusha e mencur, mësuesja e tyre.
Kafshët u sulën me nxitim në oborr, ndërsa Drenusha, pasi rregulloi klasën, doli ne corridor. Atë cast dëgjoi një zë dhe ndali.
-I, i, i, i, i… Jam unë mësuese. S’kam mbaruar akoma. Jam ende në fillim të faqes.
-Në fillim?!
-Po,pse, mor Ketrush?
-Nuk…nuk…i bëj dot, mësuese. Nuk i shkruaj dot gjithë ato “k” e “5-a”. Nuk e mbush dot faqen!
-Po detyrën duhet ta mbarosh, Ketrush, që t’i mëshosh mirë shkronjat.
-Po unë i kam mësuar, mësuese. Kam shkruar tri “k” dhe tri “5-a”.
-Duhet të shkruash shumë, Ketrush, që të të mësohet dora.
-I, i, i, i… nuk mundem mësuese! Më zihet fryma. I, i, i, i, i… Nuk i bëj dot!
-Mirë ketrush tani shko të luash me shokët.
Por Ketrushi nuk lëvizi fare nga banga. E kishte të vështirë të vraponte. Nuk i dinte lojrat. Mezi ja mbushi mendjen një shok I klasës dhe e futi në lojën “ujku dhe qengji”.
Kështu ndodhte cdo mbasdite me të edhe në shtëpi.
-Nuk I shkruaj dot kaq shumë “k” e “5”, mami.
-Perpiqu shpirt! – I thoshte Ketrushja nënë.
-Përpiqem, por nuk mundem. Më mpihet dora e më zihet fryma. Janë kaq shumë!
-Pak nga pak, një nga një, -këmngulte nëna.
-Nuk mundem! Nuk i bëj dot!

Dhe kështu cdo ditë. Në mëngjes Ketrushi qante në shkollë, pasditë në shtëpi. Prindërve e shokëve u dhimbsej shumë dhe i vinte keq. Por Ketrushi ynë ishte frikacak, gjithnjë të njëjtat fjalë: “Nuk i bëj dot gjithë ato detyra”.
Një ditë në shkollë mësuesja u tha nxënëse:
-Sot do të shkojmë në eksursion!
-Urra!- u gëzuan kafshët.
-Do të shkojmë në pyll. Atje ketrat do të mbledhin arra e lajthi. Do të luani e do të shikoni bukuritë e pyllit. Ju pëlqen?
-Urra! Urra!
Ketrushët rendën të merrnin shportat e stolisura. Kafshët e tjera vrapuan për veglat muzikore. Lepurushët do të luanin futboll, breshkat do të hidhnin valle e kërcenin, ndërsa rosat e patat do të bënin gara noti në liqen.
Kafshët ndiheshin shumë të gëzuara. Këndonin, kërcenin, luanin.
Bletët, karkalecat, milingonat fluturonin sa andej-këndej. Lepurushët zgjatnin kokat për të parë nënat e tyre tek portat, që i përshëndestnin me shamit e bardha në dorë. Nga emocionet u rrëshqiste edhe ndonjë lot gëzimi.
Të gjithë ndjeheshin të lumtur, por më tepër nga të gjithë ketrat. Edhe Ketrushi ynë frikacak ishte I gëzuar. Shportën e mbante në dorë. Nëna ia kishte dhënë atë bashkë me një mijë urime.
-Merre, zemër, -I tha,- që ta mbushësh plot me lajthi. Në dimër ketrat rrinë brenda në shtëpitë e tyre dheduhet të sigurojnë ushqim. Shko me shokët dhe kujdes!
-Mos ki merak, mami,- u përgjigj Ketrushi i gëzuar dhe fluturoi tek shokët.
Kur mbërriti në pyll, ndjeu përsëri t’I zihej fryma.
“Vallë do t’ia dol mbanë”- tha me vete.
Zgjodhi një lajthi dhe u ngjit në degët e saj. Mblodhi ca kokrra, por kur pa aq shume lajthi në degë dhe shportën e tij ende bosh, nisi të qante. Mori shportën dhe zbriti nga lajthia. Nuk pa as golin që bënë lepurushët dhe as garat e notit të patave dhe rosave. Vetëm qante.
-Nuk mundem, nuk mundem!
Një pëllumb e vuri re dhe i erdhi keq
-Mor, Ketrush, do të mbledhësh lajthi apo mos je dembel?
-Jo nuk jam dembel! Nuk jam dembel, por nuk i mbledh dot të gjitha lajthitë nga pema!
-Nuk ke pse ti mbledhësh të gjitha!
-Po as shportën nuk e mbush dot. Është e madhe.
-Do ta mësoj unë. Eja shkojmë tek lajthia!
Dhe u ngjitën të dy në pemë.
-Vare shportën në këtë degë, – I tha pëllumbi. –Tani fillo të mbledhësh lajthi me të dy duart. Mos i hidh sytë në shportë. Vetëm këputi kokrat dhe hidhi në shportë. Asgjë tjetër.
-Të lumtë Ketrush!-I jepte kurajë herë pas here pëllumbi. –Mos i hidh sytë në shport!
Me fjalët e ëmbla e kurajon pëllumbi, Ketrushi e mbushi shpejt shportën.
-E shikon, që e mbushe shportën plot! Tani eja të shkojmë të ndihmojmë shokët!
Ketrushi fluturonte nga gëzimi. Mbushi shportën e tij, ndihmoi dhe shokët.
Kur mbaruan garat e notit, kafshët fituesë u dhuruan lule. Edhe pëllumbi i dhuroi pëllumbit një luledele.
-Edhe ti fitove, Ketrush!
Edhe mësuesja e përgëzoi.
-Do t’i mbush të dyja faqet me “k” dhe me “5-a”, mësuese.
-Të lumtë Ketrush! Tani do të marrësh vetëm 10-ta!- I tha tepër e lumtur mësuesja dhe i përkëdheli flokët ngjyre gri.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!