Eja pranë, t’i provosh!

dhelpra iriqi eja prane ti provosh

Eja pranë, t’i provosh!

Dhelpra e ngacmon iriqin:
-Pse ca gjemba të mungojnë?

-Ua fala disa ”miqve”,
që me ”mall” të më kujtojnë…

Meqë janë si pambuk,
ca ia fala zotit ujk.

Meqë jane porsi pendë,
ca i hëngri një nëpërkë.

Meqë janë porsi lesh,
një çakall i mban peshqesh…

Dhe për ty, si mike e vjetër,
i kam ca, o zonja dhelpër…

Nëse do të më kujtosh,
eja pranë, t’i provosh!

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!