Me duart tona

Me duart tona

-Pse bie nga qielli
shi me tonelata
e s’bien biskota
dhe çokollata

Pse bie nga retë
bora fije-fije
dhe mjaltë e sheqer
asnjëherë s’bie?

Pse kokrrat e breshrit
bien me miliona
dhe gjer sot nuk ranë
asnjëherë bonbona?

-Nga qielli nuk bien
biskota, bonbona,
se vetë i prodhojmë
ne me duart tona!

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!