Çelin lulet Në oborrin tim, lule çeli dardha, dridhen si në ethe,të bukura, të bardha. Në oborrin tim, lule çeli molla, vallëzojnë hareshëm, të bukura të holla. Në oborrin tim, ka dhe një qershi, lule tufë tufë, ç’është kjo magji? Në oborrin tim, lule çeli pjeshka, dehur nga lulet, ulem, shkruaj vjersha.
Lulet e vajzes se vogel
Lulet e Vajzës së vogël -Lulet e mia janë fishkur e duket se nuk do të gjallërohen më. Mbrëmë ishin të bukura, por tani gjethet e tyre janë shuar, nuk kanë jetë. A mund të ma shpjegosh përse?- pyeti Ida e vogël. Ajo shikonte me kureshtje mësuesin e saj. Mësuesi, ndonëse kishte një moshë të […]