Çelin lulet

Çelin lulet

Në oborrin tim, lule çeli dardha,

dridhen si në ethe,të bukura, të bardha.

Në oborrin tim, lule çeli molla,

vallëzojnë hareshëm, të bukura të holla.

Në oborrin tim, ka dhe një qershi,

lule tufë tufë, ç’është kjo magji?

Në oborrin tim, lule çeli pjeshka,

dehur nga lulet, ulem, shkruaj vjersha.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!