Luani Plak dhe Dhelpra
Një luan plak, tepër i pafuqishëm për të gjuajtur, mendoi se
mund ta siguronte ushqimin e tij me anë të dinakërisë.
Kështu që, zuri të kërkonte ndonjë shpellë dhe u shtri aty, duke u
shtrirë si i sëmurë.
Sa herë që ndonjë kafshë shkonte ta shikonte si ishte, luani e kapte
dhe e hante.
Kishte kapur tashmë shumë viktima, por një ditë, një dhelpër
shumë dinake, kaloi nga ato anë dhe e kuptoi hilen e tij.
Dhelpra iu afrua shpellës, duke ruajtur megjithatë një farë largësie
dhe e pyeti për shëndetin luanin.
-Oh, jam vërtet shumë keq,- u qa luani. – Por urdhëro brenda
të lutem.
-Do ta bëja me kënaqësi të madhe,- iu përgjigj dhelpra,- sikur të
mos kisha parë kaq shumë gjurmë kafshësh, të cilat arrijnë
gjer tek shpella jote, por nuk kthehen më kurrë prapa!