Këpuckat e kuqe

Këpuckat e kuqe hans kristian andersen perralla shqip per femije

Këpuckat e kuqe

Për Katalinën, nje fshatare e varfër dhe jetime, jo gjithçka qe lot e mjerim. Edhe pse e skamur, ajo jetonte e lumtur me këpuckat e veta të kuqe, thesari i vetëm që zotëronte.

Puna është se ato kepucë të vockla të punuara me mëndafsh, me mëndafsh të hollë ngjyrë ar, kishin aftësinë, falë magjisë ose fatit, këtë nuk e dimë, të kërcenin vallet më të rralla, që mund të kërceheshin.

Kështuqë, kur atë e birësoi nje grua shpirtmirë, Katalina tha me gjithë zemër. “Kepuckat e mia më sollën fat”. Të djelave në vend që të mbathte këpucët e zeza, për të shkuar në meshë, ajo mbathte këpuckat për të vallëzuar.

Në hyrje të faltores ishte një ushtar i moçëm që e nxirte bukën e gojës, duke fshirë pluhurin nga këpucët e besimtarëve. Një të djelë kur pa këpucët e Katalinës, ushtari i ledhatoi me kujdes e tha:

-Shpresoj që nuk të dalin nga këmba kur kërcen me to.

Gjatë shërbesës së shenjtë, Katalina e kishte mendjen tek përsosmëria e këpucëve të veta, madje edhe ndërkohë qe mbahej predka.

-Ç’kepucë të bukura qe paske! -I tha ushtari kur doli nga kisha.

Atëhere Katalina nisi të vallëzonte dhe ndaloi vetëm mbasi i hoqi këpucët. Të nesërmen u ftua në një ballo, por zonja që e kishte birësuar, zuri shtratin e sëmurë rëndë, ndaj Katalina duhej të rrinte në shtëpi, e të kujdesej për të.

“Punë e madhe”, tha me vetvete. “Po marr këpucët e kuqe dhe po shkoj”. I mbathi dhe doli në rrugë dhe nisi të kërcente, por këpucët e morën dhe e çuan në pyll.

Aty pa ushtarin e moshuar që i tha: -Sa të mira janë këpuckat e tua!

Katalina deshte ti hiqte po ja që nuk mundi dhe kësisoj, vazhdoi të vallëzonte ditë e natë, fushave, kodrinave, pellgaçeve. Kur donte të hynte në faltore, te dera iu shfaq ushtari dhe i tha:

-Ç’këpucë të bukura paske mbathur!

E vajza vazhdoi të kërcente gjithnjë e më shpejt, pa e vrarë mendjen për shiun, erën, errësirën. Një natë duke kërcyer, përmbi shkurre e pemë, vajza mbërriti tek kasollja e një xhelati dhe trokiti te dera.

-Unë jua shkurtoj kryet keqbërësve, – tha xhelati.

-Nuk dua të më shkurtosh kryet, por këmbët, -I tha Katalina.

E mbasi i tregoi se ca i kishte ndodhur, e bindi tja priste këmbet, që me këpucët e mbathura, s’reshtin së vallëzuari anembanë vendit derisa tretej diku në pyll.

Xhelati punoi një palë këmbë druri për Katalinën. Paskësaj, vajza shkoi në shtëpine e një prifti, dhe atje mësoi ti ndiqte ritet e shërbesës së shenjtë.

Një të djelë në mëngjes, kur të gjithë njerzit kishin shkuar në kishë, Katalina iu përgjërua Zotit dhe i kërkoi ndjesë, që kishte veshur këpucët e kuqe në kishë dhe që nuk ishte kujdesur siç duhej për zonjën që e kishte birësuar.

Atëkohe u shfaq një ëngjell, i cili e mori vashën në krahë dhe e ngriti lart në qiell.

Që nga ajo ditë, Katalina nuk u kujtua më për këpuckat e kuqe.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!