Mbreti Luan

mbreti luan perrallashqiporg

Tregimi i Mbretit Luan – Aventurat e një Këlyshi të Vogël

Lexoni tregimin emocionues të Mbretit Luan, një këlyesh të vogël që bëhet mbreti i ri i Savanës. Aventurat e tij, lufta kundër hienave dhe sfida me xhaxhain në një duel emocionues. Mësoni më shumë këtu.

Mbreti Luan – Tregim i Rrallë për Fëmijë

Mbreti Luan është një këlyesh i vogël që është destinuar të bëhet mbreti i ri i Savanës. Ai ka shokë të tij dhe kohën e tij e kalon në lojërat në savanë. Megjithatë, një ditë ai humbet rrugën dhe haset me hienat e rrezikshme. Me guximin dhe zemërimin e tij, Luani i vogël arrin të mbijetojë dhe të shpëtojë hienat.

Pas shumë sfidash, Luani i ri takon xhaxhain që pretendon të jetë mbreti i ri i savanës. Ata duelen në një përballje të tmerrshme, dhe Luani i ri fiton. Në fund, ai bëhet mbreti i ri i Savanës dhe shpëton mbretërinë nga errësira. Të gjithë festojnë këtë ngjarje të madhe.

Në Savanë agoi dita e re. Djelli po ngrihej mbi horizont dhe të gjitha kafshët ishin mbledhur nën majën e lartë të shkëmbit të madh, për të qenë të pranishme në shfaqjen e parë të djalit të madhirisë së tij, mbretit Luan.

Ky këlysh do të bëhej në të ardhmen mbreti i të gjithë savanës!

Këlyshi i ri i kalonte ditët duke luajtur në savanë me shokët e tij, por ishte shumë i shkujdesur dhe kokëkrisur. Në fakt një ditëtë mbrapshtë, u largua nga e ëma dhe u gjend i vetëm.

Luani i vogël u mundua të kthehej në shtëpi, por u gjend në një rrugë të zënë nga një tufë me hiena.

Pa e lëshuar veten, këlyshi vrapoi drejt varrezës së elefantëve dhe pasi u fsheh mes skeletëve, arriti t’u shpëtonte hienave.

Më në fund, mbreti luan arriti ta gjente këlyshin, por kur po ktheheshin për në shtëpi, u ndeshën me një kopekafshësh në arrati.

-Ngjitu këtu! –I thiri mbreti plak dhe e ndihmoi të birin të ngjitej mbi një trung të madh peme.

Dalëngadalë, kopeja u largua dhe kur pluhuri ran ë tokë, këlyshi arriti të zbriste, por, në tokë pa mbretin plak të vdekur, të shtypur nga kopeja e kafshëve në arrati.

Lexoni edhe Luani i frikesuar

Papritur, përpara iu shfaq xhaxhai. –Tani jam unë mbreti i ri! Largohu nga ky vend dhe mos u kthe më. Luani i vogël, i frikësuar, vendosi të ikte larg, nuk donte ta shihte më atë tokë që i kujtonte gjëra shumë të trishtuara.

Për fat, Luani i ri nisi të jetonte ditë të lumtura, në atë udhëtim, u rrit edhe më shumëdhe takoi shumë miq të rinj, me të cilët luante dhe zbavitej!

Një natë, Luani i ri pa një ëndërr të cuditshme. I doli i atie pa me rreptësi dhe i tha:

-Të kam lënë mbretërinë bir, duhet të shkosh dhe ta marrësh! Dhe kështu Luani vendosi të kthehej në tokën e tij dhe të sfidonte xhaxhain.

Xhaxhai i lajmëruar nga hienat, po e priste. Por Luani i ri tashmë ishte gati për gjithcka. U përball me xhaxhain, në një duel të tmerrshëm dhe e mundi!

Dhe kur lindi dita e re, Luani trim ishte mbreti i ri i Savanës. Të gjithë festuan.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!