Alisa Rrokullisa

Alisa Rrokullisa

Kjo është historia e Alise Rrokullises që rrëzohej çdo herë dhe çdokund. Njëherë gjyshi e thërriti që ta dërgonte në kopsht:

-Alisë! Ku je, Alisë?

-Këtu jam, gjysh.

-Ku këtu?

-Në orën me zile, në orën per zgjuarje.

Po, Alisa kureshtare e çeli kapakun e orës, që të shihte në të; u rrokullis ndërmjet dhëmbëzave të rrotëzave dhe tani ishte e detyruar që të kercente pandërprerë nga një vend në tjetrin, që të mos bluhej nga mekanizmat që trokitnin dhe bënin “tik-tak”.

Herën tjetër e kërkoi që t’i jepte të hajë.

-Alisë! Ku je, Alisë?

-Këtu jam, gjysh.

-Ku këtu?

-Pikërisht këtu, në shishe. Më kidhte marrë etja dhe rash brenda.

Dhe vërtet ajo ishte atje, mundohej të notonte që të qëndrojë në sipërfaqe. Për fat të mirë, gjatë verës së kaluar në Sperlongë u mësua të notojë si bretkosë.

-Prit pak derisa të të nxjerr.

Gjyshi lëshoi në shishe një litar. Alisa e kapi dhe me shkathtësi u ngjit nëpër të si atlete e mire. Alisa u humb edhe njëherë tjetër. E kërkoi gjyshi, e kërkoi edhe gjyshja, e kërkoi fqinja, e cila vinte që të lexojë gazetën e gjyshit, që të kursejë dyzet lekë.

-Mjerë ne të mjerët po nuk e gjetëm para se të kthehen nga puna prindërit e saj, — mërmëronte gjyshja me frikë.

-Alisë! Alisë! Po ku je, moj Alisë?

Mirepo kësaj radhe Alisa nuk u përgjigj. Nuk kishte mundësi të përgjigjet. Duke u varur mbi sirtarin e kuzhinës të mbushur me mbulesa dhe piceta, ra brenda dhe aty e zuri gjumi. Ndonjëri e mbylli sirtarin pa e vërejtur. Kur u zgjua Alisa u gjend në errësirë, por nuk u frikësua: një here ra në një gjym me ujë dhe atje e dini më sa është errët.

“Sigurisht do ta shtrojnë tavolinën per darkë . -mendoi Alisa. — Dhe atëherë patjetër do ta hapin sirtarin.”

Por askujt nuk i shkonte mendja per darkë, pikërisht nga shkaku se nuk e gjenin dot Alisën e humbur. Prindërit e saj ishin kthyer nga puna dhe po grindeshin me gjyshin dhe gjyshen:

-Ja, a e shihni se sa kujdeseni per të!

-Fëmijët tanë nuk binin në puse, — protestonin pleqtë.

-Në kohën tonë rrëzoheshin vetëm nga shtrati dhe u dilte ndonjë gungë.

Më në fund Alisa u lodh duke pritur. U zvarrit nëpër mbulesa dhe nisi të trokasë me këmbët e vogla.

“Tum, tum, tum!”

Qetësi! — tha i ati. — Po dëgjoj sikur dikush troket afër.

“Tum, tum, tum” — lajmërohej Alisa.

Çfarë përqafimesh, çfarë puthjesh kur e gjetën!

Por Alisa këtë e shfrytëzoi që të fshihet në xhepin e fanellës së babait. Kur e nxorën prej xhepit, vërejti se asaj i kishte shkuar përdore që të lyente tërë fytyrën, sepse aty kishte lozur me stilolaps.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!