Pallati prej Akulloreje

Pallati prej Akulloreje

Pallati prej Akulloreje

Dikur në Sheshin e madh të Bolonjës kishin ndërtuar një pallat prej akulloreje dhe fëmijët prej larg kishin shkuar që ta lëpijnë. Çatinë e kishte patur prej kajmaku, tymin e oxhaqeve prej pambukut të sheqertë, oxhaqet prej frutash me sherbet.

Çdo gjë tjetër kishte qenë prej akulloreje: dyert prej akulloreje, muret prej akulloreje, mobiliet prej akulloreje.

Një fémijë i ishte afruar një tavoline dhe kishte nisur t’ia lëpijë këmbët. Tavolina ishte rrëzuar mbi të me të gjitha pjatat, kurse pjatat kishin qënë të bera prej akullores me cokollatë, prej më të bukurës.

Pas ca kohe rojtari i pallatit rastësisht kishte vërejtur se njëra nga dritaret po shkrihej. Xhamat, të cilët ishin bërë prej akullores së shkëlqyer me dredhëza, së shpejti kishin nisur të shndërrohen në kroje te trëndafilta.

-Më shpejt, -kishte thërritur rojtari, -lëpijini ende më shpejt!

Dhe te gjithë kishin nisur te lëpijnë sa më shpejt që mundeshin, që të mos shkonte kot as edhe njé pikë e asaj akulloreje.

-Kolltukun! -ishte lutur një gjyshe, e cila nuk kishte mundur të afrohet deri te turma.

-Një kolltuk për plakën e varfër. Cili do të ma sjellë? Me mbështetëse për krahët, nëse është e mundur.

Një zjarrfikës bujar kishte vrapuar t’ia shpjerë kolltukun prej akulloreje dhe plaka e varfër kishte nisur talëpijë duke ia filluar pikërisht nga mbështetëset e krahëve.

Kjo kishte pasë qenë një ditë e madhe dhe, sipas urdhrit të mjekëve, asnjërit nuk i kishte dhembur barku.

Edhe sot e kësaj dite kur fëmijët kërkojnë akullore të madhe, prindërit me psherëtimë u drejtohen:

-Po pra, dihet se nuk do të të mjaftojë as edhe një pallat i tërë, si ai i Bolonjës.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!