Bilbili dhe trendafili i kuq

Bilbili dhe trëndafili i kuq

Një herë, një bilbil njohu një student të varfër që vuante sepse nuk gjente një trëndafil të kuq për tia dhuruar në mbrëmjen e vallëzimit vajzës që i kishte prishur gjumin e ti thoshte se e dashuronte.

Bilbili fluturoi kudo, por gjëkundi nuk pa një trëndafil të kuq. I mërzitur u ul mbi krahët me gjëmba të trëndafilit të bardhë dhe ca pikëza të vogla gjaku skuqën trendafilin e bardhë. Për ta larguar dhimbjen, bilbili zuri të këndonte.

Këndoi të gjithë natën mbi gjëmbin e trëndafilit dhe trëndafili i bardhë u bë krejt i kuq. Bilbili fluturoi të kërkonte studentin, por kur arriti në kështjellën e madhe, mbrëmja e vallëzimeve kishte filluar prej kohësh. Bilbili i trishtuar ndjente etje të madhe dhe u ul buzë një ujëvare.

Shoi etjen me ca pika ujë e nuk u ngrit më.

Që nga ajo kohë buzë rrëkezave që formon ujvara rriten trëndafilë të kuq dhe rrjedha e ujit krijon ca këngë mahnitëse që ndjekin njëra tjetrën e s`ndalen.

Janë këngët që bilbili kishte kënduar të gjithë natën mbi gjëmbin e trëndafilit. Djemtë e sapo dashuruar shkojnë ndanë rrëkezave me trëndafilë të kuq dhe nga buzët u gurgullojnë këngët mahnitëse të bilbilit.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!