Sirena e vogel e detit

Sirena e Vogël e Detit

Shumë kohë më parë, në fund të detit, kishte pallate të hijshme, të ndërtuara me mermer e të veshura me korale, të cilat banoheshin prej sirenave, dhe mes tyre, na ishte një sirenë, më e bukura ndër gjithë të tjerat. Kjo ishte më e vogla ndër gjashtë princeshat sirena që jetonin në pallatin magjik në fund të ujërave të detit. Faqkat i kishte të kuqe si molla dhe syçkat të kaltra si uji i detit, po r ja qe ndihej fatkeqe.

-Mama, -e pyeti një ditë prej ditësh sirena e vogël të ëmën, -kur do të ngjitemi në sipërfaqe për të admiruar gjërat e bukura mbi faqe të dheut?

-Kur të mbushësh pesëmbëdhjetë vjeç, -iu përgjigj e ëma. –Atëherë mund të shkosh e të ulesh përmbi shkëmbinjtë nën dritën e hënës dhe të kundrosh anijet që i bien mespërmes oqeanit.

Por vogëlushja nuk u përmbajt dot dhe notoi e doli në sipërfaqe pa e parë njeri. Deti ishte fort i trazuar, ndaj, e frikësuar, sirena e vogël këqyri një anije që u përplas me shkëmbinjtë. Atë çast dëgjoi zërin e një djaloshi që kërkonte ndihmë.

Vogëlushja notoi drejt tij dhe, para se ai të fundosej, e mbërtheu nga flokët. “I ka rënë të fikët”, mendoi sirena e vogël. Dhe bëri kujdes ta mbante mbi ujë e ta nxirrte në breg.

Kur lindi dielli, burrat dhe gratë e qytetit e panë djaloshin të shtrirë në breg të detit. E fshehur pas ca shkëmbinjëve aty pranë, sirena e vogël pa ngazëllimin që kapërtheu turmën e njerëzve.

-Princi ynë shpëtoi! –thirën njerëzit njëzëri. Sirena e vogël pa se si u buzëqeshi princi atyre që brohorisnin. Më pas, ai, i lumtur, hyri tok me ta në një pallat të madh të bardhë.

Sirena e vogël, e pikëlluar që njeriut të cilit I kishte shpëtuar jetën nuk e falenderoi, u krodh në ujë e u zhyt në fund të detit, pa dashur ta vërë buzën në gaz qysh nga ajo ditë.

-C’farë pen ë sipërfaqe? –e pyetën me kureshtje të motrat. Por ajo nuk tha asnjë fjalë. Përherë kishte qenë e heshtur dhe e menduar, por pas asaj që ngjau, u bë edhe më shumë. U mundua ta largonte mendjen, duke mbledhur lule prej kopshtijes së vet në fund të detit, por mendjen e kishte te lulet e mrekullueshme të tokës, te ngjyra e qiellit dhe te puhiza që i ledhatonte fytyrën. Për çdo natë ngjitej në sipërfaqe të detit nën dritën e hënës, por nuk arriti ta shihte më princin.

Një ditë prej ditësh, duke mos e mbajtur dot dhimbjen përbrenda, u kallëzoi motrave atë çka i kishte ngjarë.

-Sikur të ecja dot në tokë, -u tha, -do të shkoja ta kërkoja princin dhe nuk do të ndahesha më prej tij.

-Dëshira jote mund të plotësohet, nëse i bën një vizitë shtrigës që jeton te guva pranë shkëmbinjëve, -I tha një oktapod që i dëgjoi fjalët e saj.

Sirena e vogël e mbajti vrapin te guva ku takoi shtrigën.

Ajo e pyeti me atë zërin e saj veshçjerrës:

-C’kërkon nga unë?

-Dua të kem këmbë si princeshat në tokë.

-Je dashuruar me princin, apo jo?

-Po, -iu përgjigj sirena e vogël, zëdrithëruar.

-Do të të ndihmoj, – premtoi shtriga. –Bishti yt i peshkut do të shndërrohet në një palë këmbë të bukura, por ti, në këmbim, duhet të më japësh diçka.

-Do të jap çfarë të duash, -I tha sirena e vogël, -krejt arin që ka deti, rruaza me perla dhe korale…

-Ncuk! –ia preu fjalën shtriga. –Asnjë prej këtyre nuk më i intereson. Unë dua zërin tënd.

-Po më more zërin, -i tha sirena e vogël, -atëherë si do t’ia bëj të flas me princin?

-Ai ka për ta lexuar në sytë e tu atë çka ndien ti, pa qenë nevoja për fjalë.

-Epo, mirë, -u pajtua me të sirena e vogël. –Po ta fal zërin tim në këmbim të këmbëve për të shkuar atje ku është princi.

-Merre e pije këtë bar, -i tha shtriga, me zërin e ëmbël që i dhuroi sirena e vogël, -dhe dëshira jote u krye.

Princesha sirenë e piu barin që i dha shtriga dhe bishti i peshkut u tret e ia la vendin një palë këmbëve të hijshme. Paskëtaj, sirena e vogël u vu në udhë dhe përshkoi pyje e male e mbërriti në qytet. Aty dëgjoi që në pallatin e princit po kremtohej një festë e madhe.

-S’kanë për të të lënë të hysh, o vajzë, -i tha një lepurush kureshtar që po rrinte ted era.

-Pse jo? –i tha sirena. –Petkat e mia janë po aq të hijshme sa edhe të zonjave të tjera që po vallëzojnë në salon.

Me të thënë e me të bërë. Rojat te dera, kur e panë aq të mirë e aq të hijshme u hapën dhe e lanë të kalonte. Princi kërkoi të kërcente me atë vashë të pashme dhe elegante. Sirena pranoi e emocionuar dhe i dhuroi një buzëqeshje engjëllore.

-Si quhesh? –e pyeti princi. Por sirena nuk mund t’i përgjigjej.

-je memece? –e pyeti princi. Sirena pohoi me krye, duke i therur në shpirt.

Mbasi kërcyen, princi e mori për dore e i tha: -Eja të njihesh me të fejuarën time. Edhe ajo është një princeshë e bukur, krejt si ti, ndaj dua të martohem me të.

Sirenës së vogël i erdhi të thëriste: “Edhe unë të dua! Unë të shpëtova dhe nuk të lash të mbyteshe!”

Por duke qënë se zërin ia kishte dhënë shtrigës, nuk foli e nuk tha gjë prej gjëje.

Pas disa ditësh, princi u martua me princeshën e bukur që kishte ardhur nga një vend i largët. Sirena u vesh me të bardha si nuse e re. kambanat ranë për festë, por në veshët e saj kumbonin pikëllueshëm.

Të porsamartuarit hipën në një anije të bukur, ndërsa sirena e vogël ndenji në breg dhe i ndoqi me sy derisa u tretën larg në horizont. E ndenji aty derisa dielli perëndoi. Të motrat u ngjitën në sipërfaqe të detit e i thanë:

-mos u mërzit, motërzë! Ne, sirenat, nuk mund t’i rrëmbejmë zemrën një njeriu. Duhet të heqësh dorë.

Shtriga ia ktheu rishtazi bishtin e peshkut dhe të gjashtë motrat u zhytën në ujë e u kthyen në fund të detit.

Netëve, nën dritën e hënës, sirena e dashuruar kthehej në sipërfaqe dhe ndiqte me sy anijet që kalonin aty pranë.

Shumë anije kaluan atyre anëve, porn ë asnjërën prej tyre nuk ia zunë sytë princin që i shpëtoi jetën dhe për të cilin i rrihte aq fort zemra e dashuruar.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!