Muzikantet e bremenit

Muzikantët shëtitës

Na ishte njëherë një mullixhi, i cili kishte një gomar i kishte ardhur në majë të hundës, ngase kishte punuar e ishte lodhur gjatë gjithë jetës. Po vuajtjete për të nuk kishin të sosur.

-Nesër do të përfundosh te kasapi. Nuk më hyn më në punë, -ulërin e sokëllin i zoti.

Sa mizore janë fjalët që dalin nga goja e mullixhiut! Pa le, çfarë mosmirënjohje për një si puna e gomarit që, gjatë gjithë jetës së tij, s’ka bërë gjë tjetër veçse ka punuar pa hapur gojë e pa u ankuar kurrë. Ai njeri nuk meriton gjë prej gjëje. Me të rënë nata e me t’u errësuar, gomari merr rrugën e madhe, por më parë u ka hedhur një vështrim të fundit viseve ku ka jetuar…

Papritur, aty pranë fermës i zënë veshët një të kuisur :

-Kush po qan kështu? –pyet gomari.

-Unë,-i përgjigjet qeni. –Më thonë se jam tepër plak dhe nuk mund të jem më roja i dhënëve.

-Eja me mua. Edhe unë jam plak. Im zot donte të më shiste te kasapi. Atëherë ika e mora arratinë, -i shpjegon gomari.

-Kam dëgjuar se në fshatin përtej kërkojnë muzikantë. Shkojmë e provojmë se ndoshta na pranojnë në orkestrën e fshatit.

Ec e ec dhe kur mbërrijnë pranë një liqeni, u zunë veshët ca mjaullima me të qara. Këtë herë ishte një maçok i moshuar që e zonja e shtëpisë donte ta hiqte qafe.

-I mjeri unë! –qahej maçoku. –Zonja më përzuri, ngaqë jam plak dhe më pëlqen të fle pranë vatrës në vend që të gjuaj minj.

Mos u shqetëso, o mik, eja me ne, -e nxisin gomari dhe qeni. Po shkojmë në fshatin përtej të bëhemi muzikantë.

-Me tërë mend e keni? Edhe unë i gjori mendoja se kurrkush nuk më donte më në këtë botë, -thotë i çuditur maçoku plak.

Ca më tej i pret një gjel me kikirikun e tij të pikëlluar.

-Kur ia beh mëngjesi, kënga ime nuk zgjon më askënd. Si duket, ngaqë jam plakur dhe zëri më është ngjirur. Nesër më kanë thënë se do të përfundoj në tenxhere.

-Atëherë, eja me ne. Po shkojmë në fshatin përtej të bëheni muzikantë,

-hidhen e i thonë njëzëri të tre miqtë. Dhe grupi çan nëpër pyll, teksa ka rënë nata. Lodhja u ka pushtuar sakaq gjymtyrët, por jashtë bën shumë ftohtë dhe është e pamundur të flihet. Ndërkohë që të gjithë shtrihen të çlodhin gjymtyrët e plakur, gjeli hipën majë pemës dhe këqyr rreth e qark.

-Ja, atje poshtë, ka një shtëpizë. Më ngjan se shoh edhe një vatër të ndezur, -thotë me të madhe, duke u ndjerë krenar që është bërë i dobishëm për miqtë e tij.

Katër shokët mbërrijnë te shtëpiza. E habitshme, edhe pse nata ka kohë që ka rënë, dritat e shtëpisë janë ende të ndezuara. Kush vallë rri zgjuar në këtë orë të vonë? Kureshtarë, i qasen dritares dhe hedhin një sy Brenda në shtëpi, ç’të shohin:

-hajdutë! Po janë hajdutë, -pëshpërisin njëzëri. Mbi tryezë të sheh syri ushqime të shijshme, verë të mirë dhe plot monedha të florinjta… Të tre hajdutët numërojnë paratë para seta marrin e ta ndalojnë plaçkën e vjedhur.

-Ende nuk ka çatisur ora jonë e fundit! –shpall gomari gjithë pohë e bujë. Dhe u ambush mëndjen miqve të tij të shfryjnë e të nxjerrin nga fyti gjithë ç’majnë Brenda. Për tu kallur datën hajdutëve, hipin njëri sipër tjetrit dhe, paskëtaj, lëshojnë një klithmë çjerrëse.

Kurrë më parë as ishte parë, as ishte dëgjuar një zallamahi e tillë. Në sytë e hajdutëve, befasia u shndërrua në lemeri. C’të qenë, vallë, këto qenie të frikshme që klithnin e çirreshin si të marra? Fantazma apo shpirtra të ngritur nga varri? Ndaj më mirë t’ia mbathnin nga sytë-këmbët.

Këmbët në krahë, hajdutët ia krisin vrapit, duke britur e sokëllitur se kanë parë me sytë e tyre katër krijesa të përbindshme. Miqtë e vjetër gëzojnë frytet e fitores dhe shijojnë për shtatë palë qejfe darkën e shijshme që ka mbetur e paprekur mbi tryezë…

Eh, të gjorët ata, duhet t’i ketë këputur uria, se as denjojnë t’u hedhin sytë monedhave të arta. Por, pot ë rrije e t’i mendoje punët me shtruar, nuk ishte keq t’i shtinin në punë për të ndrequr e rregulluar shtëpizën e braktisur. Natyrisht, të katër miqtë tanë nuk u bënë kurrë muzikantë, por jetuan të lumtur së bashkunë shtëpinë e tyre të cilën e ndreqën për merak.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!