Princesha Rapunzel

rapunzel ne shqip per femije perralla

Princesha Rapunzel – Perralle nga Vellezerit Grim

Shumë kohë më parë, një burrë dhe një gruaja jetonin të lumtur së bashku duke pritur lindjen e fëmijës së tyre të parë.
Ata jetonin në një shtëpi të vogël me një kopsht të madh pas tyre,
por ata kurrë nuk guxonin të shkonin brenda kopshtit sepse kishin dëgjuar që një shtrigë jetonte aty
dhe do të mallkonte këdo që hynte.
Një ditë gruaja u ul pranë dritares duke parë kopshtin, e uritur, pa perimet dhe frutat e shijshme
që rriteshin.

Të ngelur pa para, të dy ishin të dëshpëruar dhe nuk kishin cfarë të hanin.
Djali nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vidhte në kopsht, dhe të merrte ushqim për gruan e tij,
kështu që u ngjit mbi mur dhe filloi të mbushë shportën e tij me të gjitha perimet.
Ndërsa po vendoste domaten e fundit në shportë, ai dëgjoi një zë të zemëruar që tha.
-Kush tha se mund të merrësh perimet e mia.
I tronditur dhe i frikësuar ai iu lut shtrigës.
Të lutem mos më lëndo, jam duke marrë këto perime për gruan time dhe fëmijën e ardhshëm.
Shtriga tha.
– Do t’ju kursej, madje do t’ju lë të hani të gjitha perimet e kopshtit tim,
por ju duhet të më jepni fëmijën tuaj.
Djali u tmerrua, sa që shpejt ra dakort dhe vrapoi në shtëpi.
Pastaj lindi vajza e tyre dhe të nesërmen shtriga mori fëmijën prej tyre.
Magjistarja i vuri emrin Rapunzel.

Rapunzel u rrit dhe bë shumë e bukur me flokë shumë të gjatë e të artë.
Por në moshën 13 vjeç magjistarja e mbylli princeshën në një kullë të lartë në pyll pa dyer ose shkallë
në mënyrë që askush mos ta merrte.
Cdo mëngjes magjistarja vizitonte vajzën. Ajo thoshte.
– Rapunzel lësho flokët.
Vajza lëshonte flokët dhe shtriga ngjitesh lart për ta vizituar.
Rapunzel urrente vizitat e magjistares, pasi ajo ishte aq e keqe.
Cdo dite kur ishte vetëm Rapunzel dilte në dritaren e saj.

Këndonte duke ëndërruar një botë më të mirë.
Vite më vonë një princ po ecte në pyll kur dëgjoi zërin më të bukur që kishte dëgjuar ndonjëherë.
Ai ndoqi zërin rrugës për te kulla dhe u fsheh pas një shkurre.

Ndërsa Rapunzel ishte duke kënduar ai ndjehu menjëherë dashuri.
Ndërsa magjistarja erdhi ta thërrasë Rapunzelin dhe ngjitni kullën.
Pastaj u largua.
Princi thirri Rapunzel në fund të kullës ashtu si bëri shtriga.
-Rapunzel lëshoi flokët.
Rapunzel lëshoi flokët e gjatë e të artë dhe princi u ngjit.
Ajo u tremb nga i huaji pasi nuk kishte parë kurrë një burrë.
Por menjëherë u miqësua sepse ai ishte shumë i dashur në krahasim me magjistaren e keqe.

Rapunzel donte shumë të dëgjonte tregimet e botës së jashtme, ku kishte oqeane të thella për të notuar,
sheshe e qyteteteve të madha dhe shumë njerëz lumtur.

Ata ranë në dashuri dhe ai premtoi ta shpëtonte, në mënyrë që ata të jetonin të lumtur së bashku.
Por atyre u duhej një plan për të shpëtuar.

Ditën tjetër dhe shumë ditë më pas Princi vizitonte Rapunzelin.
Ai i sillte mëndafsh, që të thurte një litar për të zbritur poshtë.
Një ditë shtriga vuri re Rapunzelin duke fshehur diçka dhe dyshoi, ajo zbuloi litarin e mëndafshit.

Shtriga u zemërua aq shumë sa ja preu flokët e bukur e të artë të Rapunzelit
Bëri një magji që e dërgoi atë në mes të pyllit.

Kur princi erdhi më vonë atë ditë ai thiri.
– Rapunzel lësho ​​flokët poshtë.
Kur Princi arriti në majë, pa magjistaren.
– Princesha ka ikur përgjithmonë dhe nuk do ta gjesh kurrë.
I tronditur Princi ra në tokë në një shkurre me gjemba që i gërvishtën sytë,
duke e bërë atë zemër thyer dhe të verbër.

Princi u end nëpër pyll për një kohë të gjatë duke thirrur.
-Rapunzel, ku je?
Ai nuk dinte se ku ishte dhe ndjehu të hiqte dorë deri në një
ditë kur, dëgjoi këngën më të bukur që kishte dëgjuar ndonjëherë.
– Rapunzel ti je?
– Po, të gjeta më në fund.
Tha ajo duke vrapuar në krahët e tij.

Përqafuan njëri-tjetrin të lumtur që më në fund ishin përsëri bashkë.
Ajo nxori lotë gëzimi që ranë në sytë e Princit dhe kuruan verbërinë e tij.
Princi e çoi në kështjellën e tij dhe ata jetuan të lumtur.

Perralla te tjera ne Vellezerit Grim Rrobaqepesi i vogel trimHansel dhe GretelNje sy Dy syte Tre syte

Shikoni Filmin Princesha Rapunzel Rapanzëll (Tangled) – Dubluar në Shqip

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!