Sorra e Etur

sorra e etur dhe shtamba perralla shqip

Sorra e Etur

Një ditë të nxehtë vere, një sorrë shumë e etur fluturoi gjithandej për të kërkuar ujë.
Për një kohë të gjatë ajo nuk gjeti dot. U ndje shumë e dobët, pothuaj i humbi shpresat fare.
Papritur ajo pa një shtamb poshtë pemës. Fluturoi poshte menjëherë për të parë nesë brenda kishte ujë.
Po, ajo mund të shihte vetem ujin brenda shtambes!

Sorra u mundua ta fusë kokën brenda shtambes.
Fatkeqsisht, kuptoi se gryka e shtambes ishte shumë e ngushtë.
Pastaj u mundua ta rrëzojë shtamben që të derdhet uji, por ai ishte shumë i rëndë për sorrën.

Ajo u mendua për një farë kohe. Pastaj, duke parë përreth, pa disa guralecë.
Menjëherë i erdhi një ide e mrekullueshme që do ti shpëtonte jetën.
Ajo nisi të marrë guralecët një e nga një dhe i hidhte brenda në shtamb.
Sa më shumë guralecë që hidhte brenda, aq më shumë rritej niveli i ujit.
Së shpejti, uji u ngjit mjaftueshëm sa për të pirë sorra. Plani i saj funksionoi!

Mësimi:
Mendo dhe puno shumë, patjetër që do ta gjesh zgjidhjen për çdo problem

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!