Ujku te Dentisti

Ujku te Dentisti perralla shqip

Ujku te Dentisti

Ujku te dentisti
si i çmendur hyn,
i dhemb një dhëmballë
dhe po ulërin…

– Ulu në karrige,
se po të shëroj,
– i thotë dentisti,
– tani do filloj.

Me të marrë darën,
Buzëqesh i qetë:
– Hajde, hape gojën,
se kam dor’ të lehtë…

Dhe …tak! Ia shkuli
një dhëmball’ të re,
– Mos, bre! – thiri ujku.
– Si dreq nuk e pe?
Më dhemb ajo tjetra,
qenke i hutuar!

– Më fal! – tha dentisti.
– Paskërkam gabuar…
Pa e zgjatur shumë,
Darën fut ngadal’
dhe i heq një tjetër,
përsëri: – Më fal!

Dhe kështu me radhë,
zgjati mjaft kjo lojë
gjersa e la ujkun
pa një dhëmb në gojë…

– Shko, – i tha dentisti,
– dhembje nuk ke më.
Qysh tani shpëtuam
dhe ti, edhe ne…

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!