Historia e Molles

historia e molles perralla shqip

Historia e Mollës

U rrit në pyll një mollë e egër. Në vjeshtë ra prej saj kokrra e thartë.
Zogjtë e çukitën kokrrën e mollës dhe hëngrën farëzat e saj.
Vetëm një farëz u fsheh në tokë dhe mbeti aty.
Gjatë dimrit farëza qëndroi shtrirë nën dëborë dhe në pranverë,
kur dielli ngrohu tokën e lagur, farëza filloi të mbijë:
poshtë fshehu rrënjët dhe lart nxori dy fletëzat e para.

Midis fletëzave u shfaq kërcelli me sythe, në çdo syth doli nga një fletëz e gjelbër.
Syth pas sythi, fletëz mbas fletëze, degëz pas degëze dhe pas ca vjetësh një mollë e bukur ngrihej në atë vend,
ku kishte rënë farëza.
Erdhi në pyll kopështari, pa mollën dhe tha:
-Ja një dru i mirë, që më duhet mua.

U drodh molla, kur kopshtari nisi ta shkullë, mendoi:
“Humba krejt!” Po kopshtari e nxori mollën me kujdes,
rrënjët nuk ia dëmtoi, e çoi atë në kopsht dhe e mbolli në tokë të mirë.
Mburrej molla në kopsh, “Siç duket, unë jam pemë e rrallë, -mendonte ajo,
-gjersa më prunë nga pylli në kopsh”, dhe i sheh nga lart rrënjëzat e shëmtuara të lidhura me lecka.

Vitin tjetër erdhi kopshtari me një thikë lakore dhe filloi të presë mollën.
Dridhej molla dhe mendonte. “Hë tani unë mbarova fare.”
E preu të gjithë majën e gjelbër të pemës, mbeti vetëm trungu,
por edhe atë e çau për së gjati dhe, në të çarat, kopshtati,
futi filiza të rinj të një molle të mirë, i mbylli plagët me stuk, i lidhi ato me lecka, e rrethoi me një gardh të vogël dhe shkoi.

Dukej si pa qejf molla, po ajo ishte e re, e fuqishme,
u përmirësua shpejt dhe u rrit me degëzën e huaj.
Degëza pi lëngjet e drurit të mollës së fortë dhe rritej shpejt:
nxjerr syth pas sythi, fletëzë pas flete, degëz pas dege dhe psa tre vjetësh pema nxori lule të bardha – trëndafili;
më vonë, në vend të tyre u shfaqën kokërrza të gjelbëra dhe në vjeshtë u rritën mollët, po tani jo thartuqeve të egra, po kokrra të mëdha, të kuqe, të ëmbla, që shkriheshin në gojë. Dhe molla mori aq e mirë, se kopështarë të tjerë vinin e merrnin prej saj filiza.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!