Gardalina në Fole

Gardalina në Fole

 

Njëherë e një kohë, në degët e një qershie, një gardalinë pat bërë folenë. Gjithkush, tek e shikonte, çuditej me bukurinë e pendëve të saj ngjyra-ngjyra. Tërë ditën ajo ishte në lëvizje: ose rregullonte folenë me fije bari e me gjethe, ose gjente ushqime për të vegjëlit, që i donte aq shumë.

Po nje ditë prej ditësh gardalina e bukur pa të vinte aty rreth e rrotull një pulisht(krriç) buzëbardhë. Dukej tp mendjemadhi e zemëraku.

Atë ditë pulishti na qe zënë me shokët e tij dhe qe ndarë nga tufa e gomarëve. Mori udhën dhe iku nga i thoshte mendja. Ec e ec, derisa e griu uria. Rrugës i zunë sytë një misërishte të gjelbëruar . Kërkoi gjithëandej se mos gjente ndonjë shteg e të futej Brenda, po më kot. Goja po i lëshonte lëng.

Më në fund, i mërzitur, u nis drejt qershisë, ku kishte folenë gardalina. Donte të çlodhej pak nën hije. Sa mbërriti atje, pulishti buzëbardhë e mendjemadh nisi të gërvishte me dhëmbë lëkurën e trungut të qershisë së re.

Degët e pemës filluan të lëkundeshin. Gardalina pendëbukur e me krye të artë, kur pa pulishtin buzëbardhë të bënte marrëzi, i tha:

-Pse po e dëmton qershinë?! Ç’faj të ka?!

Pulishti mendjemadh u fye rëndë dhe iu përgjigj:

-Mos hap gojën ti atje lart, se e di vetë unë! Apo ngopesh për vete me kokrra ti dhe më flet mua që ha lëkurën e trungut.

-Unë ha insekte, zoti pulisht, dhe i shërbej qershisë, kurse ti po e dëmton.

-Mos më çaj kokën, të thashë dhe një herë!- bërtiti pulishti dhe, kur vuri re se gardalina heshti nga frika e tij, ai u krekos pa masë. Ashtu, i krekosur ia mori edhe një kënge me atë zërin e vet të lartë si pallmë.

Po kënga e vet e tradhëtoi gomarin e vogël mendjemadh: I zoti i kopështit e dëgjoi dhe me një cfurk të mirë ia zbuti kurrizin.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!