Mbreti i Elfeve

Mbreti i Elfeve

Mbreti i Elfeve

Njëherë e një kohë jetonte një mbret që e quanin Zemërak. Mbreti ishte zemërak nga emri dhe zemërak nga natyra. Për shkak gjithnjë të sjelljes gjithnjë të keqe, nuk e duronte askush në oborr.

Por të gjithë e donin Princin Leandër, shokun e përhershëm të mbretit, i cili kishte zemër të mirë dhe bujare. Shumë shpejt Zemëraku nisi ta urrente shokun dhe vendosi ta dëbonte nga kështjella e tij, duke e detyruar të shkonte e të gjente strehë në pyll. Pasi kishte ndaluar të shlodhjen në hijen e një peme.

Leandri u zgjua dhe gjeti një gjarpër që i ishte mbështjelle rreth kembes. I habitur nga vështrimi shprehës si prej njeriu i zvarranikut, djali vendosi mos ta vriste dhe e mori me vete, që ti bënte shoqëri ne vetmine e pyllit.

Mirëpo një mëngjes, gjarpri i vogel u shdërrua në një zanë shumë të bukur që e kishte emrin Xhentilina. Ajo i tregoi Leandrit historine e saj: si të gjitha zanat e tjera, çdo njëqind vjet, ajo shdërrohej në gjarpër dhe qëndronte ashtu e vetmuar dhe pa asnjë ndihmë për tetë ditë. Nëse i mbijetonte asaj perjudhe, atëhere i fitonte përsëri fuqitë si zanë, për njëqind vjet të tjera.

Meqë Leandri e mori me vete dhe e mbrojti, Xhentilina donte ta shpërblente me dy dhurata: një kapuç dhe një trëndafil.

-Sa herë do të duhen monedha të arta, shkunde trëndafilin dhe ai do të japi pasuri sa nuk i mer dot me mend. Kurse po ta vësh në kokë këtë kapuç, do te behesh i padukshëm si elfët.

Landri e falenderoi zanën dhe vazhdoi rrugën por, pa njerzit e mbretit Zemërak që po mernin me forcë një vajzë. Kur degjoi thirrjet e vajzës vuri kapuçin në kokë dhe u bë i padukshëm për ushtarët. Pastaj duke lëshuar zhurma dhe zëra të çuditshëm i trembi dhe ata u larguan me vrap. Sapo mbetën vetëm Leandri iu shfaq vajzës që e quanin Kajsia e Vogël. Leandri tha që ai ishte princi i elfeve dhe do ta shoqëronte deri në shtëpi.

Kajsia e Vogël i tha se ishte nga ishulli i Kënaqësive të Heshtura. Ishulli drejtohej nga një zanë e bukur, nëna e së cilës kishte ndërtuar një pallat për veten dhe burrin e saj. Pasi e braktisi burri, nëna e zanës ua ndaloi të gjithë burrave të shkelnin në atë ishull. Ia kishte ndaluar edhe vajzës së saj të binte në dashuri me ndonjë djalë.

Leandri u bë kureshtar nga fjalët e Kajsisë së Vogël dhe vendosi të përdorte Kapucin magjik që të hynte në kështjellën e mbretereshës së zanave dhe ta shihte me sytë e tij. Por, sapo e pa, ran ë dashuri me të. Kështu, duke imituar zërat e papagajve në sallën e fronit djali nisi t’i fliste mbretëreshës se si e kishte cliruar princi i elfëve Kajsinë e Vogël nga rrëmbyesit.

E thirur nga mbretëresha, vajza i pohoi sit ë vërteta ato fjalë dhe kështu, zana nisi të ndjente adhurim dhe ngrohtësi ndaj të panjohurit, duke shpresuar që, duke shpresuar që, ndonjë ditë, ta takonte. Nga ajo ditë Leandri shkonte në pallatin e saj për të parë dhe duke imituar këngën e zogjve të ndryshëm në kështjellë, i thoshte dhe shumë gjëra të tjera të mrekullueshme për veten.

Mbretëresha nisi të digjej nga dëshira për ta takuar djalin e ri, aq shumë saqë shprehja ëndërrimtare e fytyrës së saj nuk i shpëtoi së ëmës.

Por nëna e zanës u ndje e tradhëtuar dhe e qortoi shumë ashpër vajzën, duke i kërkuar ta harronte përgjithmonë princin e Elfëve. Ndërkohë, fjalët për ishullin e Kënaqësive të Heshtura dhe për mbretëreshën e tij, kishin arritur deri te mbreti Zemërak, i cili vendosi të martohej me të, edhe nëse do t’i duhej ta rrëmbente.

Pasi mblodhi një ushtri të madhe, nisi marshimin drejt ishullit. Kur pa ushtrinë e mbretit, zana u tremb, sepse kishte vetëm disa qindar luftëtare vajza që e mbronin. Por Lendri u vesh si një nga ato luftëtare dhe shkoi mbreti Zemërak t’i ofronte shumë monedha të arta në këmbim të heqjes dorë nga plani i tij.

Meqë ishte i pangopur, mbreti Zemërak kërkoi dyfishin e shpërblimit. Leandri, që kishte trëndafilin magjik, nuk e pati të vështir t’ia plotësonte kërkesën. Më në fund, i mbushur me thesare, mbreti iku nga ishulli dhe u kthye në mbretërinë e tij, ndërsa Leandri nxitoi për në pallatin e mbretëreshës së zanave për ti dhënë lajmin e mirë.

Sapo arriti atje, Kajsia e Vogël e njohu dhe i tha mbretëreshës se ai ishte shpëtimtari i saj. Zana u shkreh në lot, e përqafoi dhe i foli për dashurinë e saj. Atëherë, përpara saj ndjenje e dyanshme nga të rinjtë dhe falë ndërhyrjes së zanës Xhentilina, nëna e zanës ndërroi mëndje dhe e bekoi bashkimin e tyre. Festën e dasmës e bënë menjëherë, dhe pastaj, princi i Elfëve dhe mbretëresha e zanave jetuan të lumtur për shumë vjet.   

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!