Pluhuri Magjik

Perralla per femije Pluhuri Magjik

Pluhuri Magjik

Një çift i ri, Lisheng dhe Guang, jetonin në një fshat kinez pranë lumit.

Lishengu e kalonte gjithë kohën duke eksperimentuar. Ai donte të kthente pluhurin në ar. Sumë shpejtë, ai humbi të gjitha paratë e tij. Guang ishte shumë i shqetësuar.

Një ditë, Lisheng dhe Guang shkuan për të takuar Zhangsan, babanë e Guang. Ai i tha Lishegut: “Unë di ta kthej pluhurin në ar”. Lishengu u lumturua.

Zhangsa i tha Lishengut të merrte një tas plot me pluhur argjendi që gjendet në gjethet e bananes. “Mbilli vetë bananet.” Ai i mësoi Lishengut fjalët magjike për të thënë gjatë mbjelljes.

Të nesërmen, Lishengu mbolli fidanët në arën e tij dhe tha ato fjalë magjike. Ai u kujdes shumë mirë për fidanët dhe së shpejti ato u rritën dhe u bënë pemë.

Lishengu filloi të mbledhë pluhurin e argjendit nga gjethet e bananes. Pas disa vitesh, ai arriti të mbledhë një tas me pluhur argjendi.

Lishengu ia çoi tasin vjehrrit të tij, “Tani, më mëso si ta shndërroj në ar.” Zhangsa qeshi dhe tha se tashmë ishte shëndrruar në ar.

Zhangsa i tha: “Ndërsa po mblidhje pluhurin, Guang ishte duke shitur bananet.” Zhang përmbysi çantën që kishte në dorë. Shumë monedha ari ranë në tavolinë.

Lishengu nuk e mblodhi më pluhurin magjik, por vazhdoi të rriste banane.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!